Fokus

Çfarë numra kishin e çfarë kanë tani partitë politike?

Autori: Doresa Geci 17:22 | 17 September 2019

Tri vite më parë, koalicioni i gjerë, PDK, AAK, Nisma garonin në zgjedhje nacionale me numrin 12.

Tani që garojnë ndaras, secila bartë nga një numër të veçantë, por jo më të vogël se tre shifrorë, shkruan gazeta inFokus.

Në bazë të shortit, që u hodh të martën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për numra të cilët do t ‘bartin partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 112.

-Advertisement-

Sipas numrit rendor, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e Partisë Socialdemokrate do ta ketë numrin 119, shkruan gazeta inFokus.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, numrin 16 e kishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa tani do të bartë numrin 134.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara barti numri 35 por tani ajo do ta ketë 126.

KQZ ka vendosur që këto zgjedhje asnjë kandidatë për deputet të mos fitoj në shpinë të Partisë.

Kjo do të ndodh për shkak të eliminimit të votave që konsiderohen si të pavlefshme, pasi në jo pak raste deputetë të cilët e kanë pasur numrin e njëjtë në listë me atë të partisë kanë fituar mijëra vota./ Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera