Rozë

Çfarë nuk thanë pas largimit, Tea dhe Bearti kthehen në “Përputhen”

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 05 March 2021

Tea dhe Bearti kthehen në studion e “Përputhen”.

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi javët e fundit kanë qenë shumë të komentuar në rrjete sociale e shtypin rozë.

Kjo ngase, Tea doli nga emisioni “Përputhen” si çift me Andin, ndërsa rezultoi se ajo ishte e lidhur me Beartin.

-Advertisement-

Pasi dolën fotografitë e para të çiftit, filluan akuza e kundër akuza nga protagonistët kundër produksionit.

Por, duket se gjithë ato mosmarrëveshje i kanë lënë pas, andaj çiftin do ta shohim sërish në studion e “Përputhen”.

Këtë gjë e konfirmoi vet autorja e produksionit, Olsa Muhameti, përmes një postimi në Instagram.

“Tea dhe Bearti te dielen ne Perputhen Prime”, ka shkruar ajo, teksa pritet të flitet për daljen e bujshme të Teas nga programi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera