Lifestyle

Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë një femre “single”

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 21 September 2017

Nuk ka rëndësi nga vjen, kjo këshillë e vlefshme bie gjithmonë në vesh të shurdhët.

Sa herë që ajo del me mikeshat e saj “single”, gjithnjë del në pah i njëjti problem.

Kjo sepse të qenit beqare cilësohet si një “problem” që duhet zgjidhur dhe ky përbën një presion për një femër “single”.

-Advertisement-

Por në fakt nuk ka asgjë të keqe lidhur me këtë fazë. Shijoni jetën tuaj!

Kjo është një listë me pesë sulmet më të këqija që u bëhen femrave beqare (dhe ato nuk duan aspak t’i dëgjojnë):

NUK PO PËRPIQESH AQ SA DUHET
Kjo ju bën të ndiheni të paragjykuara dhe ju lëndon. Ndaj dhe ata që rrethojnë një grua “single”, do ishte më mirë ta inkurajonin atë të eksploronte marrëdhënie të reja, por jo duke u vënë në presion. T‘i bënin gjërat duke u ndjerë komode dhe jo në një mënyrë që i bën të ndihen të panatyrshme dhe të sforcuara.

VENDOS MË SHUMË MAKE-UP
Më shumë sesa të lini të kuptohet se kërkimi i Z.Perfekt është thjesht një lyerje mollëzash me ngjyra, duhet të pranoni se të takosh njeriun e duhur nuk ka të bëhë kaq me pamjen e jashtme.

Një femër mjafton të jetë vetvetja, edhe në pamje.

Nuk ka rëndësi nëse është natyrale apo e ngarkuar me truk, rëndësi ka të jetë vetja.

Për të gjitha llojet e femrave, ekziston një mashkull që do t‘i duket tërheqëse stili i tyre, cilido qoftë ai.

Nëse ajo e prezanton veten si dikush tjetër, kjo nuk është diçka e mirë, sepse ndoshta kështu do të tërheqë mashkullin e gabuar.

RREZIKO MË TEPËR
Kjo do të thotë se beqarja nuk po bën aq sa duhet për të tëkuar njerëz të rinj e të panjohur, në pab apo internet, nuk po bën mjaftueshëm takime të rastësishme.

Ose më keq, që ajo nuk po jeton tamam jetën e saj.

Por në fakt, femrat “single” nuk është se po fshihen në dollapin e tyre, apo të zhyten në batanijen e tyre duke parë telenovela shtrirë në divan, sepse kanë frikë të njohin njerëz të rinj.

Në të vërtetë shumë prej tyre thjesht punojnë shumë, dalin me miq për darkë apo janë të ftuara në evenimente të ndryshme.

Ato thjesht nuk kanë kohë, jo se u mungon kurajoja të hidhen drejt diçkaje të re.

JE SHUMË KËRKUESE
Kjo nënkupton se në njëfarë pike, një pikë që mikesha “single” ka arritur, asaj nuk i lejohet më që të diskriminojë meshkujt rreth saj, por të jetë me fleksibël dhe të mos ketë aq shumë pretendime.

U lihet kështu të kuptojnë se koha e tyre për të qenë përzgjedhëse ka kaluar, ndaj ato duhet të kënaqen edhe me diçka që nuk është ideale për prerjen e tyre.

ZBUTI PAK QENDRIMET
Kjo nënkupton se ti bën shumë pyetje.

Të vë në siklet.

Ke shumë paragjykime.

Je shumë e konsumuar me punë.

Kjo nga femrat beqare interpretohet sikur atyre po u zugjerojnë që të zbuten pak, në mënyrë që të tërheqin shoqërues të mundhshëm, që t‘i bëj ato të ndihet rehat.

Por t‘i sugjerosh një femre që të reduktojë veten thjesht për të gjetur një partner, do të çonte në një lidhje aspak origjinale dhe të natyrshme, recetë kjo për një martesë apo lidhje të destinuar për t‘u shkatërruar.

Sepse sinqerisht, për sa kohë një njeri mund të shtiret si dikush tjetër?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera