Çfarë ndodhi me pajisjen mijëra euroshe të Radiologjisë që u zhduk në Neonatologji? Flasin nga ShSKUK

Autori: Elvira Haxhiu
11:34 | 27 April 2022
Një pajisje mijëra eurosh është zhdukur në fillim të muajit prill, pajisje kjo që ishte e Klinikës së Radiologjisë, por që nuk dihet se për çfarë arsye po qëndronte apo e kishin lënë në objektin e Klinikës së Neonatologjisë, prej ku edhe u zhduk.
Sipas burimeve të Gazetës Infokus brenda SHSKUK-së thuhet se vetëm pas disa ditësh, pra me 22 prill në fund të muajit, Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka parë të nevojshme që për këtë pajisje mijëra euroshe të përfshijë edhe policinë dhe të nisin hetimet për rastin.
Sipas raportimeve të para për zhdukjen e kësaj pajisje nga Klinika e Neonatologjisë nga Gazeta Shneta u raportua se pajisja mundësonte dixhitalizimin e rëntgenit analog, e cila bën të mundur leximin e radiografisë në CD dhe se pajisja ishte e vendosur në Klinikën e Neonatologjisë, ku trajtohen foshnjat e porsalindura e që vlera e saj ishte diku përafërsisht mijëra euro.
Lidhur me zhdukjen e kësaj pajisje, Gazeta Infokus ka kontaktuar direkt edhe Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë ofruar shumë detaje duke thënë që me rastin po merren organet kompetente.
“ShSKUK ju konfirmon se për mungesën e pajisjes në fjalë janë njoftuar organet kompetente”, kanë thënë nga ShSKUK.
Gazeta Infokus është munduar të marrë një përgjigje edhe nga drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë për të marrë detaje se si ndodhi që të zhdukej një pajisje në këtë formë, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme.
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që në QKUK zhduken pajisje.
Në korrik të vitit 2021 ishte zhdukur një USB e cila ishte pjesë integrale e një rëntgeni me kosto prej rreth 6 mijë euro./Gazeta Infokus/
LEXO EDHE: Zhduket edhe një pajisje mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK
Të tjera
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...
-
Vdes një këmbësore në Pejë pasi goditet me veturë
Një grua ka humbur jetën pasi që ishte goditur me veturë të premten në fshati...
-
Putin merr vendimin e fundit për ushtrinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës ...
-
Aksident me fatalitet në Gjilan
Një grua ka ndërruar jetë të shtunën si pasojë e lëndimeve e marrë nga një ak...
-
Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të ...
-
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e...