Sport

Çfarë ndodhi? Lojtari i Real Madrid shtrohet në spital

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 25 September 2018

Real Madridi humbet njërin prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm në momentin më të mirë të sezonit të ri.

Mesfushori i avancuar Isco është diagnostikuar me probleme në apandesit dhe mjekët kanë urdhëruar urgjentisht lojtarin t’i nënshtrohet një operacioni.26-vjeçari spanjoll konsiderohet njëri prej futbollistëve kyç të Spanjës dhe kampionëve në fuqi të Europës dhe po kalonte një vit mbresëlënës me skuadrën pavarësisht ndryshimit të papritur të trajnerëve Zidane me Lopetegui.

Në vend të tij do të aktivizohet mesfushori tjetër i talentuar, Marco Asensio, që shikohet si e ardhmja e madrilenëve

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera