Lajme

Çfarë ndodhi gjatë ditës së sotme në Ukrainë?

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 21 March 2022

Sot është dita e 26-të e luftimeve në Ukrainë situatë e rëndë po vazhdon në qytetin port të Mariupolit me rreth 300,000 njerëz të bllokuar pa energji, ushqim apo ujë mes bombardimeve intensive.

Më poshtë gjeni një përmbledhje të zhvillimeve në Ukrainë gjatë ditës së sotme:

Ukraina ka injoruar kërkesën e Rusisë që të heqë dorë nga qyteti deri në orën 05:00 me kohën e Moskës, duke thënë se premtimet ruse për të lejuar njerëzit të dalin nga rrethimi nuk mund të besohen.

-Advertisement-

Një deputet ukrainas nga Mariupol thotë se Rusia po përpiqet që t`i bëjë qytetarët të vuajnë nga uria, por qyteti nuk do të dorëzohet.

Autoritetet ukrainase thonë se të paktën gjashtë persona u vranë kur një qendër tregtare dhe një numër shtëpish u goditën në lagjen Podilskyi të Kievit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Njerëzit këshillohen të strehohen pasi një rezervuar 50 tonësh me gaz helmues u dëmtua gjatë granatimeve të një uzine kimike pranë qytetit të Sumyt, duke shkaktuar një rrjedhje toksike amoniaku.

Kryetari i Kievit ka shpallur një shtetrrethim në kryeqytet nga ora 20:00 e së hënës me orën lokale të hënën deri në orën 07:00 me orën lokale të mërkurën.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë thotë se BE-ja duhet të mbajë presionin ndaj Rusisë dhe “nuk mund të lodhet” nga vendosja e sanksioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera