Çfarë ndodhë nëse partitë politike fusin në lista të deputetëve persona të dënuar?
Autori: Hateme Smajli 19:17 | 13 January 2021
Procesi i verifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike për zgjedhjet e 14 shkurtit do të përfundojë me datën 30 janar.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Gazetën inFokus, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se listat të cilat subjektet politike i dërgojnë në KQZ, ky institucion do ti dërgojë listat në gjashtë institucione të tjera të vendit.
“Sa i përket çështjes së verifikimit ne do ti dërgojmë listat në 6 institucione të Kosovës dhe presim që të na përgjigjen deri me datë 20 janar për këto lista, të cilat ne i dërgojmë atje. Menjëherë pas përgjigjes në KQZ do të paraqiten rekomandimet për verifikimin ose jo të ndonjë kandidati politik, varësisht nëse i ka përmbushur kriteret ligjore dhe pastaj pas vendimmarrjes së KQZ-së nëse ndonjëri nga kandidatet është i pakënaqur sigurisht që mund të dorëzojë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ankesën e tij dhe në rast se nuk pajtohet as me vendimin e këtij institucioni çështja mund të shkojë deri në Gjykatë Supreme. I gjithë procesi i ankesave dhe vendosjes për to pritet të përfundojë në bazë të planit operacional me 30 janar, në mënyrë që pastaj me datën 3 shkurt të mundemi që të organizojmë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike”, ka thënë Elezi.
Ai po ashtu ka deklaruar se verifikimi i listave për persona që janë të dënuar me vendim të prerë në tre vitet e fundit do të bëhet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Pikërisht për të qartësuar të gjitha çështjet nëse subjektet politike kandidatët e tyre janë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ-ja do ti drejtojë shkresat e tyre në 6 institucione. Sa i përket çështjes së personave të dënuar me dënimin e formës së prerë, KQZ-ja do të bashkëpunojë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, nga ku do të kërkojë verifikim nëse ndonjëri nga kandidatët është i dënuar me vendim të formës së prerë në tre vitet e fundit dhe të gjitha këto do të futen në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor”, ka deklaruar Elezi.
Për detaje të tjera mund të ndiqni në vazhdim intervistën e plotë me Valmir Elezin./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Punëtorët e ATK-së nga 1 shkurti në grevë
Punëtorët e Administratë Tatimore të Kosovës nga 1 shkurti do të futen në gre...
-
Limaj: Hoxhaj ma propozoi formatin që PDK e NISMA të bëjnë partneritet sikurse CDU/CSU në Gjermani
Fatmir Limaj ka treguar për tratativat që kishte për një bashkëpunim mes Nism...
-
“Me Çlirimtarët”, slogani i NISMA Socialdemokrate
Është zbuluar slogani i partisë NISMA SOCIALDEMOKRATE. “Me Çlirimtarët”, ë...
-
Vazhdon përkrahja e fuqishme për Lahi Brahimajn
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK'së, Lahi Brahim...
-
Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan ...
-
Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefo...
-
Gjoshi (PDK): VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë
Betim Gjoshi nga PDK-ja që ka qenë edhe anëtar i KQZ-së ka thënë se vendimi i...
-
Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave
Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur ...
-
Kusari-Lila: Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi kur flet
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj fyerjeve e ofend...
-
Daut Haradinaj: I padrejtë mohimi ndaj Kurtit per kandidim, PZAP gaboi në rastin e Dreshajt
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Pallaska: Albin Kurti me ambicie është i njëjtë me Enver Hoxhën
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për Vetëvendosjen dhe moscertifik...