Lajme

Çfarë ndodhë nëse LDK e Vetëvendosje nuk arrijnë të bëjnë koalicion?

Autori: Halil Berisha 15:38 | 09 December 2019

Së pari maratonën e takimeve LDK e Isa Mustafës e Vetëvendosje e Albin Kurtit e filluan para se të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Në fakt edhe para fushatës elektorale për këto zgjedhje, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, në mënyrë që të arrinin një koalicion parazgjedhor e të shkonin bashkë në zgjedhje.

-Advertisement-

Këtë nuk e arritën, por nuk i ndalën as takimet. Tash me një synim tjetër, shkruan gazeta inFokus.

Por, si duket, probleme po kanë edhe me koalicionin pas-zgjedhor që të formojnë edhe Qeverinë e re.

Kjo, pavarësisht deklaratave të anëtarëve të të dy partive se koalicioni do të nënshkruhet posa të certifikohen rezultatet nga KQZ, e Kryeministrin ta marr ajo parti që ka më së shumti vota.

Tani, Kryeministri nuk po del të jetë problem, pasi Albin Kurti i Vetëvendosjes doli lideri më i votuar.

Telashe tash kanë dalë me Presidentin.

Këta, nuk po munden asesi që të merren vesh për këtë post, derisa LDK e kërkon për vete, Vetëvendosje nuk preferon që të diskutojnë për këtë, në këtë kohë, shkruan gazeta inFokus.

Por, kohës e afateve ligjore nuk iu intereson për paqartësitë e mosmarrëveshjet.

Në fakt, rezultatet u certifikuan më 27 Nëntor, e sipas profesorit dhe njohësit të çështjeve juridike, Riza Smakës, ligji e përcakton që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh pas kësaj date.

Kështu, LDK-së e Vetëvendosjes i mbeten veç edhe 18 ditë kohë për koalicion, shkruan gazeta inFokus.

“Tani së pari do duhet Kuvendi i Kosovës të konstitutohej, e ka afatin një muaj ditë prej momentit të certifikimit, rendi është kështu Kuvendi e më pastaj Qeveria, e ndërkohë fillojnë këta liderët e partive politike me marrë më shumë vota”, ka thënë Smaka.

Tutje, profesori Smaka thotë që kur të konstituohet Kuvendi atëherë mandatar për krijimin e Qeverisë është Albin Kurti, pasi partia e tij doli subjekti më i votuar, por që edhe kjo ka afate kohore.

“Këta më pastaj i kanë 15 ditë afat, raundi i parë, nëse nuk mundet me formua ose nuk i kalon në Kuvend atëherë në xhiron e dytë i ka 10 ditë e nëse prapë dështon e ka edhe raundin e tretë të shoh për ndonjë koalicion tjetër, nëse nuk mundet atëherë shpërbëhet Kuvendi e vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë Smaka për Gazetën inFokus.

Kësisoj sipas Smakës, Gjykata Kushtetuese e pati dhënë vite më parë vendimin, që mandati, në rast se dështon subjekti i parë, të mos i kaloj subjektit të dytë.

“Gjykata Kushtetuese e patë dhanë atë qëndrim që e obligon nuk është në rregull po e ka dhanë atë e e obligon, veç partia e parë tash, Vetëvendosja ka të drejtë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera