Çfarë ndodh me trupin tonë nëse hamë dy mandarina në ditë?
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 06 December 2019
Të shijshme dhe të sezonit, mandarinat në vjeshtë janë një kurë e vërtetë për shëndetin dhe bukurinë.
Janë burim i çmuar nutrientësh dhe kanë një aksion mbrojtës për organizmin. Përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që kundërshtojnë veprimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e qelizave. Gjithashtu, fuqizojnë mbrojtjen e organizmit.
Një tjetër arsye e mirë për t’i integruar në regjimin ushqimor?
Mandarinat, ashtu si portokajt dhe varietetet e tjera të agrumeve, sigurojnë pektinë, një fibër e shpërbërshme që lufton ‘sulmet’ e papritura të urisë.
Pektina gjithashtu ka një veprim prebiotik. Pektina favorizon tranzitin intestinal dhe favorizon rritjen e baktereve të mira, të mrekullueshme për shëndetin dhe për të qëndruar në formë.
Kujdes me sasinë! Mandarinat përmbajnë 72 kalori në 100 gramë (që korrenspondojnë me dy mandarina të vogla të qëruara) dhe janë frut i pasur me sheqer.
Furnizojnë trupin me sheqerna të thjeshta, lehtësisht të asimilueshme nga organizmi. Është ideale t’i konsumosh në mëngjes ose si vakt i ndërmjetëm mes një vakti dhe një tjetri për të mos rrezikuar të merrni shumë sheqerna dhe kalori.
Përfitimet që do të siguroni:
Do të keni më shumë energji në muajt e ftohtë
Mandarinat sigurojnë minerale aleate të funksionimit të mirë të sistemit nervor.
Janë të pasura me kalium dhe magnez. Gjithashtu, sigurojnë vitamina të grupit B, mes të cilave vitaminat B1, B3, B6 dhe B9 të dobishme për të eliminuar lodhjen fizike dhe për të fituar energji.
Do të dukeni më të rinj
Mandarinat kanë veti të mira anti-plakje. Janë një burim i mirë antioksidantësh. Janë të pasura me vitaminë C, e dobishme për prodhimin e kolagjenit, një proteinë nga e cila ndërkohet lëkura, kockat, tendinat, muskujt dhe thonjtë.
Falë veprimit anti-plakje, pengon veprimin e dëmshëm të radikaleve të lria dhe largon stresin oksidativ, përgjegjës për plakjen e indeve.
Më pak toksina në trup
Mandarinat kanë një veprim të mirë detox. Ato sigurojnë shumë fibra, të dobishme për eliminimin e toksinave e të mbetjeve që lodhin organizmin dhe e predispozojnë ndaj shqetësimeve të ndryshme.
Rezultate më të mira sportive
Mandarinat furnizojnë trupin me sheqerna që i japin energji të menjëhershme organizmit. Ato sigurojnë një varietet të gjerë mineralesh mes të cilave kaliumi dhe magnezi, të dobishme për të luftuar ngërçet muskulore, të çmuara për shëndetin e kockave dhe kyçeve.
Mund t’i lini në shtëpi fasoletat
Falë prezencës së vitaminës C, mandarinat forcojnë mbrojtjen imunitar dhe luftojnë ftohjen, dhimbjet e fytit dhe shqetësimet e tjera të stinës.
Të tjera
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vrà sja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...