Çfarë mund të presin shqiptarët në Itali pas betimit të Qeverisë së re
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 01 June 2018
Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje.
Çfarë duhet të presin shqiptarët nga Qeveria e re? Matteo Salvini, në qeverinë e Guiseppe Contes do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Historiku i deklaratave të hershme të tij kundër emigracionit është i pasur, por në një rast komenton drejtpërdrejtë me tone raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket. Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni”, u drejtohet ai ndjekësve të vet në Facebook në 2014, një ditë pasi Shqipëria kishte marrë statusin e kandidatit.
Një vit më parë shënjestronte sërish emigracionin e paligjshëm duke përdorur si shembull shqiptarët. Shpërndan në profilin e tij një lajm nga kronika e zezë.
“Banda shqiptare arrestohet për organizimin e festave të mbushura me seks dhe drogë në një banesë ku jetonin emigrantë të paligjshëm. Çfarë Italie po na ndërton PD!”, shkruan ai.
Me afrimin e zgjedhjeve, tonet e tij në përgjithësi ndaj emigracionit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve u zbutën. Nisi të sjellë shembuj integrimi. Njëri prej tyre ishte 23-vjeçari Mike Gjeli, anëtar i Lega Nord.
“Jam bir emigrantësh. Kam lindur këtu në Itali. Nuk e kam ndjerë veten të diskriminuar asnjëherë. Ne si familje kemi ndjekur dhe respektuar rregullat dhe Lega këtë kërkon, që të gjithë të respektojnë rregullat”, deklaronte Mike Gjeli në 2017.
Por, jo të gjithë kanë fatin e Mike Gjelit. Në Itali janë më mijëra shqiptarë me leje qëndrimi dhe pune të përkohshme, fati i të cilëve vihet në pikëpyetje nga politikat që do të ndjekë qeveria e re, sidomos Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Matteo Salvini.
Një tjetër ndryshim mund të pritet edhe në qëndrimin e palëkundur të Italisë për rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me një koalicion euroskeptik, kjo mbështetje mund të lëkundet, ndoshta jo që nga 22-23 qershori, kur Këshilli i Europës do të mblidhet dhe do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë ,apo jo por në afatgjatë ndryshime mund të ketë.
Të tjera
-
Ahmeti për Asociacionin: Është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në KiE
Zëvendësministri Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, në konfere...
-
Ministri i Pushtetit Lokal: Serbia po ankohet rrejshëm, ajo vet arreston dhe maltręton serbët e Kosovës
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas ...
-
Kurti bëri homazhe në përkujtim të masąkrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat
Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri...
-
Gërvalla për ndalimin e kosovarëve në Serbi: U pyetën për vitin 1999 dhe për UÇK-në
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dekl...
-
Tensionet e reja me bllokadën e kosovarëve në Serbi, Bislimi e Petkoviqin takohen nesër në Bruksel
Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kos...
-
Gërvalla thotë se MPJD-ja s’ka informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë është liruar nga Serbia
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se end...
-
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, njëherësh deputet i PDK-së,...
-
Gërvalla: Votimi në Asamblenë e KiE konfirmon progresin e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtu...
-
Osmani: Kam më shumë informacione nga suĺmi në Banjskë ndaj do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisw së Veriut, Bujar Osmani tha se ka ...
-
Gërvalla: Ndalimi i kosovarëve sot në Serbi lidhet me rezultatin e djeshëm që mori Kosova në Asamblenë e KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtu...
-
Digjẹt një veturë me targa serbe në veri
Një automjet me targa serbe, është djegur në veri të Kosovës. Këtë e ka ko...
-
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
UNI - Universum International College bëhet sërish pjesë e Panairit të 16-të ...