Lajme

Çfarë mesazhi Putini i dërgoi Vuçiqit për Ditën e Shtetësisë – e përmend edhe Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 14 February 2023

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq një mesazh urimi me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Mesazhin e tij ia dorëzoi Vuçiqit ambasadori rus Aleksandar Bocan-Kharchenko, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Rusia ka përgëzuar Serbinë për politikën e saj të jashtme, të cilën e kritikon BE-ja, në raport me luftën në Ukrainë.

-Advertisement-

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”.

Po ashtu, në letër përmendet edhe Kosova.

“Ne mbështesim përpjekjet tuaja që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Jam i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e kombeve tona vëllezër. Ju uroj sinqerisht shëndet dhe suksese dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në urim.

Serbia, që feston Ditën e Shtetësisë më 15 shkurt, ka marrë po ashtu urim edhe nga Kina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera