Çfarë mendon Spanja për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës? Ja çfarë shkruajnë mediat në Madrid
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 15 May 2022
Spanja për momentin nuk ka sqaruar nëse do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Qeveria spanjolle ka zgjedhur të mos thotë ende asgjë nëse do të mbështesë aplikimin e Kosovës – të cilën nuk e njeh si të pavarur – për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Burimet diplomatike të konsultuara nga EuropaPress janë kufizuar në konfirmimin se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim, i dorëzuar më 12 maj, është regjistruar dhe se tani duhet t’i ndjekë procedurat përkatëse.
“Vendimi nuk është i pashmangshëm”, nënvizojnë burimet, për faktin se për momentin preferojnë të shprehin respektin e qeverisë spanjolle për procedurën dhe të mos sqarojnë se në cilin drejtim do të votohet kur të vijë koha. “Spanja do të prononcohet kur të hidhet në votim, pas opinioneve dhe debateve të obligueshme”, shkruan mediumi spanjoll, Europa Press.
Çelësi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është në votat e nevojshme që Komiteti i Ministrave ta japë miratimin e tij.
Këshilli i Europës aktualisht përbëhet nga 46 vende, pas përjashtimit të Rusisë së fundmi dhe nevojitet një shumicë prej dy të tretave të votave (31).
Përveç Spanjës, janë edhe katër vende të tjera të Bashkimit Europian që për arsye të ndryshme nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës: Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania. Këto vende janë gjithashtu anëtare të Këshillit të Europës, ndaj, sipas Europa Press, janë në të njëjtin pozicion si qeveria spanjolle për sa i përket votimit.
Mediumi spanjoll përmend edhe Serbinë, që gjithashtu s’e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është anëtare e Këshillit të Europës. Shtete tjera të Këshillit të Europës që s’e njohin pavarësinë e Kosovës janë edhe Armenia, Azerbajxhani, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.
Megjithatë, Kosova që nga pavarësia e saj ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave ndërkombëtare dhe për anëtarësim në Këshillin e Europës duket se i ka të gjitha votat e nevojshme.
Të tjera
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...