Sport

Çfarë mendon për lidhjen e vajzës me Eros Grezdën? Ja si përgjigjet e ëma e Oriolës

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 16 November 2020

Nëna e Oriolës ka folur lidhur me marrëdhënien e vajzës së saj me Erosin.

Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj ka folur për marrëdhënien e bijave të saj teksa ishte e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”. Jakaj u shpreh e lumtur për zgjedhjet që kanë bërë vajzat e saj, një prej të cilave është edhe modelja Oriola Marashi.

Megjithatë me siklet ka shtuar se të bijat ia kanë ndaluar që ajo të flasë për jetën e tyre.

-Advertisement-

“Unë jam e lumtur me zgjedhjet e të dy vajzave të mia, por vetëm kaq mund të them. Nuk më lejohet më tepër. Të lutem vetëm kaq mund të them, jam shumë e lumtur me zgjedhjet e tyre,”-u shpreh ajo.

Modelja Oriola Marashi është prej kohësh në një marrëdhënie me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera