Lajme

Çfarë mendon Berat Buzhala për liderët politik të vendit?

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 25 October 2020

Si i ftuar N’Konak me Kosovë Gjocin, gazetari dhe analisti Berat Buzhala i është kërkuar të jap nga një mendim për liderët e Kosovës, duke filluar që nga ish presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Rugova është misionari më i rëndësishëm shqiptar në 500 vitet e fundit”, ka thënë Buzhala.

Duke folur për periudhën e vitit 1989, Buzhala tha se Rugova ka pasur më shume energji sesa oratori, e me këtë ka arritur ta orientojë popullin drejt rrugës së duhur, drejt perëndimit.

“Simbolikat e tij energjia e tij per mua janë  mbreselënsë mënyra se si  ka bërë popullin për vete është e paprecedentë”, tha ai

Sipas Buzhalës, Rugova është një prej figurave më të ndritshme të popullit.

“N’Konak”, Buzhala foli edhe për presidentin aktual, Hashim Thaçin.

Ai tha se ka dy mendime për ish shefin politik të UCK-së. I pari është për Thacin e para luftës, ndërsa mendimi i dytë është për Thacin e sotëm.

“Hashim Thaçi ka pasur në kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës, është për çdo lavdatë. Por tani e ka humbur vlerën politike”, tha ai

Sipas Buzhalës Thaçi ka përgjegjësinë me të madhe për korrupsionin në vend.

Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është personi që mendon se i di të gjitha sipas Buzhalës.

Ai tha se Haradinaj është i bindur që e ka të vërtetën absolute për gjithçka, e që është një pengesë e madhe për të.

Për ish kryeministrin Abin Kurti, Berat Buzhala u shreh se ka bërë shumë gabime, por dikund e ka pasur saktë.

“Krejt karriera e tij mundet me qenë gabim, prej lëvizjes studentore e rivaliteti  me krejt partitë politike shqiptare, për çdo gjë ka qenë kundër, por në krejt këtë gabim, nuk e ka pasë bash keq”, ka thënë Buzhala

Për, Isa Mustafën tha se është njeri i fjalës.

“Kam respekt e konsideroj si politikani që mbanë fjalën” tha ai

Fatmir Limajn e cliëson si personi që është dashur të jetë në krye të PDK-së.

Berat Buzhala tha se PDK do të ishte më mirë nëse do e kishte Limajn.

Sipas Buzhalës, Behxhet Pacolli i AKR-së, është politikani më naiv dhe me i mirë në skenën politike kosovare, ndërsa shefin aktual të PDK-së Kadri Veselin e konsideron si politikanë të ngathët.

Klikoni këtu për intervistën e plotë të gazetarit Berat Buzhala dhënë N’Konak me Kosovë Gjocin.

Të tjera