Lifestyle

Çfarë mendimi kanë damat për gjoksin tyre?

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 18 May 2017

Si edhe shumica e vajzave, edhe damat e famshme nuk mendojnë edhe aq mirë për gjoksin e tyre. Derisa disa janë të kënaqura me madhësinë, të tjerat do të ndryshonin diçka.

Të gjitha damat kanë mendim mbi “shoqet” e tyre, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Nuk di si t’ia bëj me to, pasi që kurrë nuk i kam pasur. Gjithmonë jam veshur në gardërobë të vajzave me gjoks të rrafshët, ndërkaq tani përnjëherë i kam sisët dhe vazhdimisht them: Kjo për mua është mrekulli. Një botë e tërë e re, ka thënë Mila Kunis.

Kur jam shpërngulur në Amerikë, jam ndier ndryshe. Para disa vjetësh publicisti im më ka thënë: “Mendoj që do të duhet t’i zvogëlosh gjinjtë, për shkak se askush nuk do të të marrë seriozisht”. Nëna ime për pak nuk pësoi sulm në zemër. Ajo më tha: “Do të të dënojë Zoti, nuk bën t’i zvogëlosh sisët tuaja!”. Nuk jam pishman që nuk e bëra atë – thotë Sofia Vergara.

Nëse nuk jam top, nuk bart sutjena. Nëse bart sutjena, i bart vetëm ato – thotë Rihanna.

Trupi im ka qenë i ndryshuar në foto-shop shumë herë, për shkak të gjërave të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Qofshin ato fotografi paparacësh apo posterësh për film. Kur jam fotografuar toples para pak kohësh, kam thënë: “Okej, mund të fotografohem me gjoks lakuriq nëse nuk i zmadhoni apo retushoni”. Nuk ka rëndësi se çfarë forme je – ka thënë Keira Knightley.

Kam qenë e zhgënjyer…Një herë kam qenë në udhëtim me nënën. Kemi shkuar në kishë të të shenjtëve që ka bërë çudira… I kam vënë duart në ujin e shenjtë dhe kam thënë: “O Zot, më dhuro sadopak gjoks!”. Dhe Zoti më dhuroi – thotë Salma Hayek.

Sisët e mia kanë pasur karrierë, unë vetëm jam shënuar para tyre – ka thënë Pamela Anderson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera