Fokus

Çfarë mendimi ka Albin Kurti për Ibrahim Rugovën dhe pse nuk ka shkuar ende tek varri i tij

Autori: Halil Berisha 22:48 | 24 August 2019

Albin Kurti i ftuar në prodhimin televiziv të gazetës inFokus, n’Konak, i është kërkuar mendim për të gjithë liderët e partive politike.

Veç kësaj, Albin Kurti është pyetur edhe për atë se çfarë mendon për ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, shkruan gazeta inFokus.

Për këtë të fundit, Kurti ka thënë që e ka përkrahur shumë në fillimet e tija si politikan, madje edhe do ta kishte votuar, po të kishte moshën.

-Advertisement-

“Në vitin 1992 më 24 maj kur janë mbajt zgjedhjet e para në Kosovën e shpallur të pavarur, paraprakisht në shtatorin e vitit 1991 ishte referendumi, në korrikun 1990 ishte deklarata kushtetuese dhe mund të them që Lidhja Demokratike e Kosovës e prirë nga Ibrahim Rugova nga themelimi në dhjetorin e vitit 1989 deri në verën e vitit 1992 është për çdo lavdatë, pra është një subjekt i cili e bashkoj popullin dhe ishte në ballë të rezistencës, unë nuk kam votuar për Ibrahim Rugovën më 24 maj 1992, pasi nuk kam pasur moshën e duhur për këtë, prindërit e mij e kanë votuar, po ta kisha moshën do ta votoja edhe unë”.

Por, sipas Kurtit, dallimet filluan pas vitit 1992.

“Pas verës 1992 meqenëse në vjeshtën pasuese nuk konsolidoheshin institucionet dhe sistemi paralel siç quhej i Republikës së Kosovës, mirëmbahej përgjithësisht vetëm nga arsimi e jo edhe nga politika, unë besoj se kjo e degradoj rezistencën aktive në pasive, e këtu ka lindur pastaj mospajtimi im, pra unë e vlerësoj shumë Ibrahim Rugovën, për rolin e tij në gati 3 vitet e para të LDK-së, mendoj që është i pashembullt dhe unë para kësaj Rugovën e kam njohur vetëm si njeriu i cili ka shkruar parathënien e botimit të veprave të Kadaresë nga Rilindja, vetëm atë pjesë kisha lexuar më vonë kam lexuar edhe punimet e veprat e tjera, mirëpo para se ai të hyjë në politikë unë vetëm këtë kam pasur të lexuar është një parathënie shumë e mirë. Gjatë viteve të 90-ta më pastaj kemi kaluar në fazën e mos-pajtimit, unë kam qenë student i cili ka dashur rezistencë aktive po jam pajtuar me qëllimin e Rugovës, ka qenë qëllimi i gjithë popullit, ndërkaq unë besoj që aj ka performuar një rezistencë pasive”.

Megjithatë, Kurti përmend një deklaratë të Ibrahim Rugovës, për të cilën thotë që kishte shumë të drejtë.

“Gjithashtu e vlerësoj edhe deklaratën e tij në kuadër të një interviste për një revistë gjermane, se pavarësia e Kosovës është kompromis se në fakt Shqiptartë e duan bashkimin kombëtar, por pavarësia e Kosovës është kompromis, pra ne po e kërkojmë këtë por mos mendoni që dëshira jonë është e reduktueshme në këtë pjesë dhe unë mendoj që ajo ka qenë shumë me vend”.

Ndërsa, jep edhe arsyet se pse deri më tani nuk ka shkuar të bëj homazhe tek varri i tij, shkruan gazeta inFokus.

“Unë nuk kam shkuar tek varri i Rugovës, përveç tjerash se njerëzit nga LDK, janë më së paku kisha dashur të ma kërkonin një gjë të tillë, insistonin që unë të shkoj, ai është një gjest simbolik, të cilit unë nuk dua t’ia jap vlerën artificiale, por po them kështu ishte deri më tani”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera