Lajme

Çfarë marrëveshje duhet të bëjë tani Ushtria e Kosovës me KFOR’ in?

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 14 December 2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë e Kosovës.

Por, Ambasada thotë se Ushtria e Kosovës duhet të bëjë marrëveshje me KFOR’in se në cilat pjesë të territorit të Kosovës do të lëvizin.

Në komunikatën e Ambasadës drejtuar mediave thuhet se ata presin “që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë”.

-Advertisement-

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar. Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë. Të gjithë hisedarët brenda dhe jashtë Kosovës duhet ti mbështesin dhe ti nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera