Shëndetësi

Çfarë lidhje ka ankthi me tensionin e lartë të gjakut

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 12 December 2019

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin. Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik, të ruani një formë të mirë trupore, por..edhe të tregoni kujdes me ankthin.

Çfarë Lidhje Ka Ankthi Me Tensionin e Lartë të Gjakut?

-Advertisement-

Ekspertët thonë se ankthi çliron hormonet e stresit të cilët, rrisin rrahjet e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut. Ndryshime të tilla shkaktojnë rritjen e tensionit të gjakut, një rritje që në shumë raste mund të jetë dramatike. Në rastet më të zakonshme, tensioni i gjakut ulet në momentin që eliminohet ankthi, por nëse një person përballet rregullisht me nivele të larta të ankthit, atëherë do të ketë dëmtime të mëdha në zemër, veshka dhe në enët e gjakut. Këtu mund të mësoni metodat natyrale për uljen e tensionit të gjakut.

A Mundet Që Tensioni i Lartë i Gjakut Të Nxisë Ankthin?

Disa njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të prirur të vuajnë nga ankthi që buron nga shqetësimi për shëndetin dhe të ardhmen. Shpesh, janë simptomat e hipertensionit ato që nxisin ankthin.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të lartë të gjakut janë:

Dhimbje koke,

Mjegullim të shikimit,

Vështirësi në frymëmarrje.

A Mundet Që Ankthi Të Nxisë Uljen e Tensionit të Gjakut?

Me raste, ankthi bën të kundërtën, pra ul tensionin e gjakut. Një gjë e tillë mund të ndodhë sepse, kur njeriu vuan nga episode të forta të ankthit, ka tendencën të mos marrë frymë thellë. Kjo i zgjeron enët e gjakut ndërsa tensioni ulet. Kjo vërehet tek njerëzit që jetojnë me ankthin.

Ushqyerja Ka Rëndësi

Po t’i hedhim një sy listës së ushqimeve që duhen shmangur nga njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë dhe atyre që vuajnë nga ankthi, do të vërejmë se në këtë listë ka shumë të përbashkëta.

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Alkooli

Një sasi e vogël alkooli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkoolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut. Alkooli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra. Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind. Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera