Lajme

Çfarë kritike i drejtoi VV LDK-së me publikimin e ofertës

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 14 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që nuk po përgjigjen se si do të vendosin lidhur me ofertën e re të vendosur në tavolinë të diskutimit, duke thënë se ashtu iu ishte premtuar në mbledhjen e fundit që kishin mbajtur Albin Kurti me Isa Mustafën.

Nënkryetari i parë i LV-së, Besnik Bislimi derisa ka publikuar ofertën që mbrëmë Kurti ia bëri Mustafës, ka deklaruar edhe se në takimin e fundit, lideri i LDK-së, së bashku me nënkryetarët iu kishin thënë se do t’iu përgjigjeshin për të njejtën pasi që ta diskutonin me Këshillin e Përgjithshëm.

Ai ka thënë se është e pakuptimtë që të deklarojnë nga LDK-ja se janë duke pritur propozime të reja nga LV-ja. Ishin dje dy fytyrat kyce të Lidhjes Demokratike Isa Mustafa e Agim Veliu që thanë se koalicioni është në dorë të Vetëvendosjes, e janë duke pritur oferta nga ta.

-Advertisement-

“Në takimin e fundit me ekipin e LDK-së na është thënë që propozimi ynë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit do t’i dërgohet Këshillit të Përgjithshëm të subjektit të tyre politik për vlerësim (pranim ose refuzim). Andaj është e pakuptimtë të deklarohet se jemi në pritje të propozimeve të reja nga ana e Vetëvendosjes!”, thotë Bislimi.

Ai shton se propozimi i fundit i bërë nga LV-ja është kompromis i madhi bërë nga ta, pasi që thojnë se ata nuk përfitojnë nga rritja e numrit të ministrive.

“Propozimi ynë i nxjerrë (si kompromisi i katërt brenda të njejtit takim), mbrëmë i është dërguar me shkrim kryetarit Mustafa. Në përpilimin e këtij propozimi,Vetëvendosje beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëria për të rritur numrin e ministrive (nga të cilat VV nuk përfiton asesi), vetëm do ekspozojë me pakënaqësitë e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe paszgjedhor për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh). Shumica e skenarëve që janë listuar nëpër media gjatë ditës së sotme nuk janë nxjerrë nga propozimi origjinal, por janë më tepër të derivuara nga spekulimet që kanë qarkulluar në vazhdimësi në media”, ka shtuar ai.

Ndryshe, pas publikimit të ofertës për 14 ministri në media, nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu deklaroi se kjo është ofertë jo serioze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera