Çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në internet në ditët e karantinës?
Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 07 April 2020
Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre është interesante ajo që ka ndodhur me atë çka ata kërkojnë në internet, ku kanë liri të plotë. Nëse sheh se cilat janë kërkimet më të zakonshme në google, në 12 muajt e fundit, statistikat e google tregojnë se shqiptarët kanë kërkuar pafund për koronavirusin që është fjala kyçe e përdorur në ditët e fundit. Kjo do të thotë që fjala është futur për kërkim aq shpesh sa ka tejkaluar edhe “google translate” që mbante rekordin pak kohë më parë si fjala më e klikuar apo tërmetin si fjalë tjetër kyçe.
Në totalin e 12 muajve të fundit (nga prilli i kaluar deri më tani) fjalët që janë klikuar më shumë janë koronavirus, bet365mx, lux777, koronavirus update (të dhënat më të fundit për koronavirus) dhe “earthquake” apo tërmeti. Siç mund të shihet dy prej fjalëve më të klikuara u përkasin faqeve të basteve sportive online.
Por çka ndodhur me kërkimet në google në 30 ditët e fundit? Të dhënat e google tregojnë se në krye të kërkimit është “leje për dalje”. Së fundmi nga qeveria janë marrë masa për dalje të kontolluara të qytetarëve në fasha orare të përcaktuara. Po kështu për të dalë duhet të sigurohet autorizim nga e-albania ose nga policia. Pikërisht vendosja e këtyre mekanizmave të kontrollit ka bërë që në harkun e një muaji kërkimi kryesor në internet të jetë ai sesi të sigurohet një lejë për dalje. Fjala e dytë me të cilën është kërkuar më shumë në google në 30 ditët e fundit është “shqipëriaqëduam.al”.
Rritja e klikimeve për këtë web duket se lidhet me nismën direkte të Kryeministrit që në datë 24 mars vendosi që të gjithë qytetarët që donin të komunikonin me të të shkruanin pikërisht në këtë platformë. Covid-19 është fjala e tretë kyçe ndërsa e katërta është vlerësimi i popullatës dhe e pesta sërish lidhet me lejet për dalje por këtë herë duke i shoqëruar me fjalën tjetër e-albania.
Nëse kalojmë tek ajo se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në kanalin tjetër Youtube rezulton një alternativë e gjerë nga serialet turke si Ertogruli tek recetat dhe specifikisht sesi bëhet pica.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...