Lajme

Çfarë kërkoi Xhelal Sveçla në KEK?

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 29 May 2020

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pasur sot takim me një nga zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Takimi i paparalajmëruar është zhvilluar rreth orës 15:00 ku IndeksOnline ka siguruar pamje gjatë largimit të Sfeqlës nga ndërtesa e KEK-ut e cila ndodhet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sveçla është pyetur nga IndeksOnline pse ka qëndruar në KEK ku shkurtimisht ka thënë se kishte takime të zakonshme.

 

-Advertisement-

Ndërkohë IndeksOnline ka mësuar se Sindikata e Re “Korporata Energjetike e Kosovës” ka nisur një njoftim për Kryetarin e Bordit të KEK-ut, Rrezarta Pllana, UD i Drejtorit Menaxhues, Luigj Ymeri, Sekretarin e Bordit të Drejtorëve, Nexhat Podrimaj, Drejtorët e Bordit të KEK-ut, Merita Kasapolli, Bezad Halilaj dhe Arbnor Pula.

Në njoftim thuhet se punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke punuar pa ndërprerë 24 orë për të siguruar energji të mjaftueshme elektrike edhe pse punojnë në kushte të vështira dhe atë në numër të reduktuar, bazuar në vendimin e Inspektoratit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kthimin në punë të Drejtorit Menaxhues, Nijazi Thaqi.

“Punëtorët kanë bërë peticion me nënshkrime ku i posedojnë mbi 2 500 nënshkrime origjinale për shkak të largimit të padrejtë nga puna të Thaqit. Punëtorët kanë paralajmëruar se nëse nga dita e hënë datë 04.06.2020 nuk respektohet vendimi i Inspektoratit për kthimin në punë të Nijazi Thaqi nga Bordi i përkohshëm Drejtues i KEK-ut, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër përveç të fillojmë me protesta dhe forma tjera me organizimin e këshillave të punëtorëve. Sindikata e Re e KEK-ut nuk mbanë përgjegjësi për organizimet dhe format e tjera të punëtorëve që e destabilizojnë Korporatën”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera