Lajme

Çfarë ka punuar Shaqir Totaj pasi e ka lënë basketbollin?

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 03 October 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në rini ka qenë basketbollist. Por më pas është përcaktuar për një profesion që ka të bëj me shifra. Është bërë punëtor tatimor. Këtë e ka treguar në emisionin N’Konak të Gazetës Infokus me autor Zekirja Shabanin.

Por, a ka qenë i dëshiruar ky profesion për të?

Përgjigja është negative, shkruan Gazeta Infokus.

“Në fakt, profesioni i punëtorit tatimor nuk ka qenë preferencë e imja, nuk ka qenë diçka që e kam dashur, sepse më kujtohet nga paralufta sjelljet tepër arrogantre të të ashtuquajturës polici financiare. Mirëpo pas luftë dëshira që të punoi në profesion timin dhe dëshira që të kontribuoj për institucionet të cilat asokohe sapo kishin filluar të formohen më tërhoqi dhe u paraqita për punë. Natyrisht më pranuan dhe fillova si menaxher rajonal i Administratës Tatimore të Kosovës. Pastaj dalëngadalë ky profesion që është mjaft atraktiv më tërhoqi, ashtu sikur që më tërhoqi edhe mundësia e madhe që përmes punës në atë institucion të jap një kontribut për zhvillimin e biznesit, kontribut për buxhetin e Kosovës dhe gjithsesi një kontribut për një të ardhme më të mirë, sepse pa buxhet nuk ka as shtet”, ka thënë Totaj./Gazeta Infokus/

Të tjera