Lajme

Çfarë ka punuar Fisnik Ismaili në Londër?

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 06 December 2019

Si asnjëherë më parë, ish-deputeti Fisnik Ismaili, rrëfen për jetën e tij në emisionin N’Konak, prodhim i Gazetës inFokus.

Ismaili për herë të parë ka treguar për vështirësit nëpër të cilat ka kaluar gjatë kohës kur kishte shkuar në Londër.

Vështirësia e parë për Ismailin ishte gjetja e një vendi pune, e puna e parë për ta bërë ishte kamarier, por këtë punë ai nuk mundi ta bënte sepse kishte flokt e gjata.

-Advertisement-

“U dashke me gjetë një punë, puna u dashtë me qenë kamarier dhe un sun u bojsha kamarier se flokt e gjata, dhe ma bajshin ty nuk të marrin se të bijnë flokët në ushqim dhe nime smë merrshin kamarier”, ka thënë Fisnik Ismaili në emisionin N’Konak.

Po ashtu ish deputeti Ismaili ka thënë se ka treguar se në Londër ka filluar të punonte si moler pa pasur aspak përvojë në këtë profesion.

Por vetëm me këtë punë ai nuk mund të mbante familjen.

“Unë kam punu moler dhe në të zezën shitsha tesha të grave”, tregon ai në emisionin N’Konak./Gazeta inFokus/

Më detajisht mund ta ndiqni rrëfimin e Ismailit në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera