Çfarë ka ndodhur me objektin e qeverisë që ndodhet në “Gërmi”, supozohej të ishte Qendër Protokollare

Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 09 February 2023
Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në parkun e Gërmisë, objekt ky i cili ishte iniciuar nga Kuvendi i Kosovës që të bëhet Qendër Protokollare.
Por, për shkak të reagimit të shoqërisë civile, për këtë rast ishte hapur edhe rasti në gjykatë. E derisa nuk ka një vendim përfundimtar në lidhje me këtë, qytetarët thonë se këto hapësira janë bërë strehë e përdoruesve të mjeteve narkotike.
Hapësirat e Shtëpisë së Protokollit, objekt që nuk u përfundua edhe pas 15 viteve e që ishte paraparë të shfrytëzohet nga Kuvendi i Kosovës, sipas qytetarëve, janë bërë strehë e përdoruesve të mjeteve narkotike.
Njëri ndër ta, e që frekuenton shpesh “Parkun e Gërmisë”, në kushte anonimiteti i tha Radio Kosovës se gjendja në të cilën është tash e shumë vite kjo ndërtesë, e dëmton shumë këtë pjesë të parkut dhe se shumë me mirë do të ishte të përfundohej dhe të shfrytëzohej për destinimin që e kishte.
“Ma mizërie nuk ka hiq qysh me qenë. Duhet të shfrytëzohet i gjithë objekt se dihet në çfarë pozicioni është. Nuk është me rëndësi çka, po duhet të shfrytëzohet për diçka që kontribuon. E kështu tani po shfrytëzohet për të marrë drogë. Mendim i mirë ka qenë ai që e ka planifikuar profesori, ajo ka qenë idealja sepse duhet kemi vend ku t’i presim”, tha ai.
Për këtë çështje, edhe pas shumë përpjekjeve, Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës. Se çfarë do të ndodhë tani e tutje me këtë projekt, Komuna e Prishtinës në një përgjigje me shkrim i tha Radio Kosovës se nuk kanë ndonjë plan. Nga ana tjetër, ka pasur një proces gjyqësor, pasi disa organizata të shoqërisë civile patën paditur Kuvendin, ndërsa kundërshtonin që ky objekt të ndërtohet në Parkun e Gërmisë.
Projekti ka nisur me probleme, të cilat pastaj kanë pasuar me një proces gjyqësor. Në kohën kur ka filluar ndërtimi i këtij objekti sipas të dhënave, Kuvendi për ndërtimin e Qendrës Protokollare, është pajisur me leje sipas kushteve të përcaktuara me ligjet aktuale. Ndërkaq, aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë rrënimin e këtij objekti.
Ndryshe, Qendra Protokollare ishte iniciuar nga ish kreu i Kuvendit, Nexhat Daci. Kjo qendër ishte paraparë që të shërbejë për akomodimin e delegacioneve që vizitojnë Kuvendin dhe institucionet e tjera të Kosovës.

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...