Rozë

Çfarë i ka dhuruar John Kennedy Mbretëreshës Elizabeth: Për këtë dhuratë edhe sot flitet! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 16 July 2017

Kur jeni mbretëreshë, atëherë ju mbulojnë me dhurata të shtrenjta nga të gjitha anët e botës. Mirëpo, për më shumë se 60 vjet “të stazhit të punës”, Mbretëresha britanike Elizabeth, ka marrë dhurata argjendi, ari, vepra arti, vepra artistike punëdore dhe dhurata të llojllojshme nga përfaqësues të shteteve të tjera.

Dhuratën të cilën e ka marrë nga ish-kryetari amerikan John Kennedy, përfundimisht është unike.

Elizabeth dhe John Kennedy janë takuar vetëm njëherë kur kryetari ka vizituar Pallatin Buckingham, shkruan revista People.

Kryetari për atë rast i ka dhuruar Mbretëreshës fotografinë e tij në kornizë të argjendtë Tiffany & Co. në të cilën është shkruar ky tekst:
“Për Madhërinë e saj Mbretëreshën Elizabeth II, me mirënjohje dhe respektim të thellë, John Kennedy”,.
Duket që John nuk e ka bërë këtë vetëm me hamendje dhe rastësisht, por për shkak se ishte fjala për takim joformal, andaj ka vendosur që “dhuratën e vërtetë” ta ruajë për ndonjë vizitë tjetër të ardhshme, e cila, fatkeqësisht, kurrë nuk ka ndodhur.
Kennedy është vrarë dy vjet pas njohjes me Elizabethën, ndërkaq ajo fotografinë e ruan akoma si kujtim të takimit të tyre të parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera