Shëndetësi

Çfarë janë pikat e kafta në trup?

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 08 November 2018

Pikat e kafta janë një grup i melanociteve apo qelizave të lëkurës, në të cilat pigmenti është më shumë i përqendruar,
Shumica e këtyre pikave shfaqen deri në moshën 25 vjeç dhe përafërsisht një trup i një njeriu ka 10 deri në 40 kësi lloj pikash.

Ekzistojnë tri lloje kryesore të këtyre pikave: të lindura, të fituara dhe displastike.

Pikat të cilat janë të formuara që nga lindja shfaqen tek 1% e njerëzve.

-Advertisement-

Pikat e kafta të fituara kryesisht paraqiten nga rrezatimi i tepërt në diell gjatë adoleshencës apo shtatzanisë.

Ndërsa ato displastike mund të jenë edhe të lindura dhe të fituara, me një formë më të madhe dhe me një ngjyrë më të errët.

Pikat e kafta të fituara dhe displatike (ato që shihen më shumë) mund të jenë rrezik për kancerin në lëkurë, kështu që duhet pasur kujdes nga rrezatimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera