Çfarë i tha Cavusoglu Kurtit? ZKM del me njoftim për takimin në Qeveri

Autori: Gazeta inFokus
16:19 | 19 June 2022
Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar për takimin që shefi i Qeverisë e pati me ministrim e Jashtën të Turqisë, Mevlut Cavusoglun.
Siç njofton ZKM, Kurti e ka quajtur Turqinë mik dhe aleat të madh të Kosovës.
“Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës, tha kryeministri Kurti, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Sipas Qeverisë, Cavusoglu e theksoi para Kurtit mbështetjen e Turqisë për Kosovën në disa sfera.
“Ministri Çavuşoğlu theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, theksoi se Republika e Turqisë e ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta”, njofton ZKM.
Ministri turk, njoftohet se vlerësoi “marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve”.
“Duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit. Ai veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri”, thuhet në njoftim.
Kurti dhe Cavusoglu diskutuan për shumë fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje.
“U vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Të tjera
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...
-
Pamje nga kufiri Kosovë-Shqipëri pa kontrolle
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipë...
-
Nis mbyllja e klinikave të abortit në SHBA pas vendimit të Supremes
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtete amerikane, pas vendim...
-
Kurti reagon për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me Norvegjinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Osl...
-
Aksident në Qafën e Duhlës, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, kon...