Çfarë i ndodhi Zelenskyt? Presidenti i Ukrainës anulon papritur fjalimin në Kongresin Amerikan

Autori: Gazeta inFokus
07:55 | 06 December 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky anuloi papritur sot fjalimin e planifikuar në Kongresin amerikan për shkak të një rasti që i doli në “minutën e fundit”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer. “Zelensky nuk mund të paraqitet në takimin tonë të orës 15:00, diçka ndodhi në minutën e fundit”, tha ai para gazetarëve.
Presidenti ukrainas duhej të fliste praktikisht para Kongresit me shpresën se do të ndikonte tek ligjvënësit për të miratuar një paketë të re ndihme për vendin e tij. Uashingtoni ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Kievin dhe ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, raporton nypost.
Kongresi amerikan, i cili deri më tani ka miratuar paketa të mëdha ndihme ushtarake, humanitare dhe makroekonomike për Kievin, përbëhet nga dy dhoma. Republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një numër prej tyre kërkojnë që menjëherë të ndërpritet ndihma për Kievin.Në Senat, ku demokratët janë në shumicë, republikanët e opozitës janë në favor të mbështetjes së Ukrainës. Për të miratuar ndihmën, republikanët po kërkojnë politika më të ashpra ndaj emigrantëve në kufirin me Meksikën, gjë që demokratët deri më tani kanë refuzuar ta bëjnë.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha sot se asnjë ndihmë e re për Ukrainën nuk do të miratohet pa një “ndryshim rrënjësor” në politikën e migrantëve.

Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person gjatë të hënës është gjetur pa shenja jetë në Novobërdë të Gjilani...
-
Rrëzohet një aeroplan në Australi, ka viktima
Një avion u rrëzua pranë ishullit Rottnest afër qytetit Perth të Australisë P...
-
Zhduket një burrë në Lipjan
Një person është raportuar i zhdukur në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus. Si...
-
Policia gjen kạllạsh dhe fishẹkë në shtëpinë e një burri në Podujevë
Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një bu...
-
Rrạhu familjaren, arrestohet
Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti dyshohet se kishte usht...
-
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa qytete
Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, d...
-
Çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë të tre javëve
Çmimet e naftës së papërpunuar zgjeruan fitimet në seancën aziatike të mërkur...
-
Rritja më e madhe e pagave në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit
Vendimi i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës për rritjen e pagës mi...
-
KQZ sot miraton fletëvotimin, votimi jashtë Kosovës nis të enjten
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërsa do ...
-
Haradinaj mban sot konferencë për media
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban sot konferencë për media b...
-
Bajrami: Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash – e ka një hall të madh
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Shahin Dervishaj: Më dhemb shumë fakti qe Pokleku ka mbetë në hije
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...