Çfarë i ndodh trupit nëse hani mandarina çdo ditë
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 16 November 2018
A ju ka marrë malli për mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës? Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.
Vitaminë C për përthithjen e hekurit
Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj. Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj. Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën.
Tregjet e Europës në kërkim të mandarinës shqiptare
Shqipëria është duke u shndërruar në një konkurrente të fortë në Evropë në tregun e mandarinave, krahas Italisë, Greqisë dhe Spanjës. Aktualisht, fermerët e Konispolit kanë nisur me intentistet vjeljen dhe ngarkimin e arkave me destinacion eksportin drejt tregjeve evropiane. Fermerët pohojnë për AgroWeb.org se pothuajse gati gjysma e prodhimit të mandarinave shkon për furnizimin e tregut vendas. Ndërsa gjysma tjetër për të plotësuar kërkesat e tregjeve evropiane, të cilat në këtë stinë i kanë drejtuar sytë nga Shqipëria. Sidomos për furnizimin me mandarina. Kërkesa e tregjeve evropiane sa vjen dhe rritet. Ndaj dhe fermerët e Konispolit po ndërmarrin të tjerë hapa në zgjerimin e mëtejshëm të kultivitimit të këtij frutit të artë dimëror.
Mandarinat e Xarrës – Një histori suksesi
Duke funksionuar si qendër grumbullimi e shpërndarjeje, Xarra në Sarandë, ka vënë në funksion të mandarinës “së saj”, rreth 800 hektarë tokë, ku janë mbjellë mbi 450 mijë pemë. Prodhimi arrin deri në 16 mijë ton prej tyre. Ndërkohë që kujdesen për mandarinën, Xarra siguron punë periodike edhe për rreth 400 punëtorë, që vijnë edhe nga qytete të tjera si Berati, Fieri, Lushnja, Librazhdi etj, të cilët arrijnë të përfitojnë 1500-2000 lekë të reja në ditë. ‘8 mijë ton nga prodhimi ynë shkon për furnizimin e tregut të brendshëm, 8 mijë ton për në Kosovë dhe rreth 1 mijë ton në Maqedoni. Këtë vit tentuam edhe Poloninë dhe besoj se shumë shpejt, ky shtet do të tërheqë deri në 4500 ton prej nesh’– thonë për AgroWeb.org fermerët e Xarrës.
Të tjera
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...