Lifestyle

Çfarë i ndodh trupit kur s’bëjmë më seks?

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 05 March 2021

Ashtu siç ndodh me çdo aktivitet tjetër, edhe kur ndalojmë së bëri seks, trupi dhe mendja jonë nuk është më e njëjta. Dhe duket se ato që pësojnë më shumë ndryshime nga ndalimi i një aktiviteti të tillë janë pikërisht gratë.

Çfarë i ndodh trupit kur s’bëjmë më seks?

  1. Humbje e libido-s.

Terapistët e seksit thonë se kur ndalon së bëri seks për një periudhë kohë, disa njerëzve u zbehet dëshira për një akt të tillë. Nuk e ndjejnë shumë nevojën dhe s’janë dhe aq të gjallë si më parë. Gjithsesi kjo nuk funksionon për të gjithë. Gjatë një periudhe pushimi, ka nga ata që duan më shumë se kurrë t’i rikthehen jetës seksuale.

-Advertisement-

Çfarë i ndodh trupit kur s’bëjmë më seks?

  1. Mund të ndiheni të mërzitura

Mungesa e kontaktit fizik sjell humor të keq dhe trishtim tek disa njerëz. Kur njerëzit bëjnë seks, kontakti lëkurë më lëkurë i bën të ndihen më të mbështetur. Gjithsesi s’ka asnjë studim që vërteton se mungesa e tij të të shkaktojë depresion klinik. Ju e dini vet ç’duhet të bëni kur s’jeni dhe aq në qejf!

Çfarë i ndodh trupit kur s’bëjmë më seks?

  1. Muret e vaginës mund të dobësohen

Ky është kryesisht një problem për gratë që po kalojnë periudhën e menopauzës. Nëse ju reduktoni dukshëm këtë aktivitet, muret e vaginës suaj mund të dobësohen dhe kjo bën që seki më vonë të jetë i dhimbshëm. Gjatë menopauzës, rekomandohet që jeta seksuale të mos ndërpritet.

Çfarë i ndodh trupit kur s’bëjmë më seks?

  1. Perioda me shumë dhimbje

Të kryesh marrëdhënie gjatë ciklit është një mënyrë për të lehtësuar dhimbjet e barkut.  E kundërta ndodh kur qendroni gjatë pa kryer këtë akt.

Çfarë i ndodh trupit kur s’bëjmë më seks?

  1. Mund të ndiheni më e stresuar.

Për disa njerëz, seksi është ilaçi më i mirë antistres. Dhe kur ndodh që pikërisht këta heqin dorë nga jeta seksuale, ndihen më shumë se të stresuar. Gjithsesi, kemi edhe anën tjetër të medaljes. Ka gra të cilat e shohin seksin si proçes stresues. I duket i dhimbshëm, ose thjesht si diçka që është ‘për t’u bërë’.

Çfarë i ndodh trupit kur s’bëjmë më seks?

  1. Nuk do të jeni të rrezikuara nga infeksionet urinare

Siç e shihni nuk kemi vetëm lajme të këqija. Seksi është një nga shkaktarët potencial të infeksioneve urinare.  Të paktën mund të shkojmë në tualet në paqe!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera