Çfarë i ndodh trupit kur nuk pini mjaftueshëm ujë!

Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 31 March 2023
Udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë sugjerojnë që të pimë gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë. Influencer në rrjetet sociale kanë ungjillëzuar faktin që duhet të pihet deri në 4 litra ujë në ditë për t’u dobësuar, hequr rrudhat dhe për të ndihmuar trurin. Jemi të zhytur në hidratim, por a është e nevojshme kaq shumë ujë?
“Uji përbën mbi gjysmën e peshës së trupit tonë, kështu që të qëndrosh i hidratuar është thelbësor për shëndetin”, thotë Dr Emily Leeming, shkencëtare e të ushqyerit në ZOE, një program kërkimor i bazuar në King’s College në Londër. “Edhe një reduktim i vogël në nivelet tona të hidratimit mund të shkaktojë dhimbje koke, tharje të gojës dhe marramendje. Në terma afatgjatë, mund të lidhet me infeksionet e traktit urinar dhe gurët në veshka.
Ajo tha: “Rregulli ‘tetë gota ujë në ditë’ nuk bazohet në asnjë provë shkencore. Në përgjithësi, trupat tanë na tregojnë nëse duhet të pimë më shumë apo jo”.
Nevojat tona për hidratim janë personale, thotë Leeming. Plus, ato ndryshojnë nga dita në ditë, në varësi të faktorëve si temperatura dhe stërvitja. Ndjesia e etjes zvogëlohet te njerëzit më të vjetër në moshë, duke rritur rrezikun e dehidrimit.
Por çfarë mund të thuhet për superfuqitë specifike që pretendohet se ka uji?
“Edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë përkohësisht në trurin tuaj, duke e bërë më të vështirë përqendrimin dhe zgjidhjen e problemeve. Mund të dalloni nëse keni nevojë të pini më shumë ujë duke e akorduar etjen dhe duke parë ngjyrën e urinës suaj. Kur hidratohet trupi, urina duhet të duket si limonadë e zbehtë. Nëse duket si lëng molle i koncentruar, atëherë pini më shumë.”
Megjithatë, hidratimi nuk është një lojë “ujë ose asgjë”: “Uji, çaji, kafeja kontribuojnë në furnizimin e trupit me lëngje.”
“Një dietë që është e mirë për shëndetin, është e mirë edhe për lëkurën, kështu që pirja në sasi të mjaftueshme të ujit do të ketë përfitime për lëkurën tuaj,” thotë Dr Anjali Mahto, konsulente dhe dermatologe. Megjithatë: “Kjo nuk do të thotë që ju duhet të pini sasi të tepërta.”
“Dehidratimi është një nga shkaqet më të zakonshme të kapsllëkut”, thotë Leeming. “Uji në zorrë tërhiqet përsëri për të hidratuar trupin, duke çuar në kapsllëk.”
Prandaj sigurohuni që të pini ujë mjaftueshëm. Edhe pse nëse pini më shumë ujë se duhet, nuk do t’i japë ndonjë suerfuqi zorrës së hollë, thjesht ajo do ta largojë më shpejt tepricën.

Të tjera
-
Tentoi t’i vrasë disa policë, kërkohet “Gishti”
Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave t...
-
Rreth 2 mijë patentë-shoferë u konfiskuan nga Policia për tre muaj
Policia e Kosovës vazhdon të ketë mjaftë punë me shkelësit e rregullave në tr...
-
Kërkesat e zyrtarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë
Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer, ka biseduar ditë...
-
Serbi nga Kosova shkoi në tubimin e partisë së Vuçiqit në Beograd, u lëndua për vdekje afër Nishit – familjarët kërkojnë drejtësi
Momçilo Vuçkoviq nga fshati Budriga e Poshtme në Kosovë, ka ndërruar jetë në ...
-
Ferizaj: Nëna raporton në polici se iu kanë zhdukur dy djem
Dy fëmijë janë raportuar të zhdukur në polici nga nëna e tyre në Ferizaj. ...
-
Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar
Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se iu kanë d...
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...