Lajme

Çfarë i duhen dylbit kompanisë që merret me rrymë?

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 01 August 2018

“Paratë e shtetit”

E duket që kjo thënje shpesh herë i motivon Institucionet kosovare të bëjnë porosi vend e pa vend.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kjo kompani, që merret me energji elektrike, së fundmi ka hapur tender për blerje të dylbive profesione. E për to dhe për furnizimin, ata kanë planifikuar të shpenzojnë rreth 1 mijë euro.

Në tenderin e hapur për furnizim dhe dylbi profesione ka fituar kompania ““Dona-Impex” shpk” nga Prishtina.

Ndryshe KOSTT është kompani  publike me 100 % të aksioneve shtetërore që ka përgjegjësi që në mënyrë të sigurt dhe të besueshme të transmetojë energjinë elektrike nga njësitë e gjenerimit deri te sistemi i shpërndarjes, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit./inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera