Rozë

Çfarë i bëri 45 vjeçari Era Istrefit që u shfaq si polic para saj?

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 29 October 2020

Këngëtarja e famshme kosovare, Era Istrefi ka qenë viktimë e një paraqitjeje të rrejshme të një qytetari.

Një 45 vjeçar iu paraqit si polic dhe e përcolli.

Reporteri mëson se ngjarja ka ndodhur para gjashtë ditësh, rreth orës 21:00, kohë kur vetë këngëtarja e ka njoftuar Policinë.

-Advertisement-

Gjithçka kishte nisur kur personi e ndalon në rrugë Era Istrefin dhe i paraqitet si polic. Më pas, ai e përcjell deri tek lagjja Marigona Residencë në fshatin Preoc. Njeriu që u paraqit si polic, më pas u largua pa gjurmë.

Mirëpo, gazeta mëson se ai është identifikuar nga Policia disa ditë më vonë dhe është arrestuar gjatë ditës së djeshme. Siç mësohet, i arrestuari Bujar Shala, i lindur më 11 qershor të vitit 1975.

Vetë këngëtarja Istrefi, nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje dhe ende nuk dihen nëse i dyshuari kishte kryer ndonjë veprim tjetër apo vetëm e ka përcjellur.

Sidoqoftë, më urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e ndalimit në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera