Sport

Çfarë gafe! Portieri i Liverpool gjen rival-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 26 July 2018

Loris Karius ka gjetur një rival të denjë për gafat gjatë lojës. Ai luan në Major League Soccer në SHBA dhe bëhet fjalë për portierin e Montreal Impact, Evan Bush.

Ky i fundit në ndeshjen që skuadra e tij zhvilloi me Portland Timbers, kreu dy gabime që sollën edhe golat e kundërshtarëve duke bërë të mundur që ndeshja të përfundojë me barazimin 2-2.

Gafat e tij nuk i lanë indiferentë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët e bombarduan Evan Bush me ironitë e tyre në orët e fundit, ndërkohë që edhe video e gafave të tij po bën xhiron e botës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera