Rozë

Çfarë fshihet pas këngës së Elvana Gjatës… (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 16 June 2017

Dy ditë më parë Elvana Gjata publikoi këngën e shumëpritur ‘Forever is over’ e cila brenda pak kohësh ka arritur mbi 750 mijë shikime në Youtube.

Mirëpo përveç muzikës, pamjes së Elvanës në klip etj, një kuptim të veçantë ka edhe teksti. Që nga titulli “Përgjithmonë ka mbaruar” kuptojmë se kemi të bëjmë me një ndarje. Por kur të lexoni tekstin e plotë do të kuptoni se Elvana kërkon një rikthim me personin e zemrës.

Më poshtë mund të lexoni tekstin e plotë:

-Advertisement-

Po mundohem të harroj,

Po mundohem të kuptoj

Kur ‘flaka’ (ndjenja) të jetë shuar, do largohesh?

Apo do gjesh një ‘flakë’ tjetër për të ndezur?

Në fund të historisë, do jesh gati të fillosh pjesën e dytë?

Shiko pas të shkuarën

Mos harro gjithçka kaluam

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu? 2x

A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?

Të premtoj se do të dua pas asaj dite

Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?

Të mungon diçka, vetëm kur nuk e ke më

Kështu që është më mirë t’i korrigjojmë gabimet tona

Nëse sheh dhimbjen në sytë e mi,

Më mbro dhe dhimbja nuk do të jetë për shumë gjatë

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu? 2x

A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?

Të premtoj se do të dua pas asaj dite

Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar,

Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu pranë meje?…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera