Lajme

Çfarë fshihet mbas ngrysjes së Ramës dhe buzëqeshjes së Veliaj?!

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 25 April 2021

Mbrëmja e 25 Prillit e gjeti Partinë Socialiste të dyzuar në dy qëndrime për rezultatin e zgjedhjeve. I pari ishte ravijëzuar më së miri në fytyrën, qetësinë dhe fjalët e Edi Ramës që doli në një konferencë për shtyp duke hezituar të shpallë fitoren dhe duke bërë thirrje për korrektesë në numërim.

I dyti ishte qëndrimi që mbajti Erion Veliaj, i cili çuditërisht, pak minuta pas Ramës u shfaq entuziast dhe tha se Partia Socialiste ka fituar më shumë se 72 mandate.

Dalja e Veliajt u duk se u stis aty për aty, për të barazpeshuar entuziasmin e shpalljes së fitores nga Lulzim Basha nga selia e PD-së.

-Advertisement-

Por kryebashkiaku i Tiranës mund të konsiderohet në një situatë win win. Nëse fiton Rama, fiton edhe ai, nëse fiton Basha, ai mbetet në pritje të trashëgimisë së selisë së PS. Ndoshta për këtë, ra në sy fakti se Veliajt i vinte natyrshëm një gaz dhe hare që nuk përkonte me atë të Ramës pak minuta më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera