Fokus

Çfarë fitojnë punëtorët me ligjin e ri të punës? 

Autori: Doresa Geci 15:14 | 19 February 2019

Shujta, pushimi e të drejta tjera të punëtorëve duket se do të rregullohen njëherë e mirë në Kosovë.
Kështu së paku parasheh projektligji i ri i punës, i cili do të shkoi në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Të mërkurën e kaluar, ky dokument ka marrë dritën e gjelbër nga komisioni i Shëndetësisë.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili njëherësh është edhe pjesë e këtij komisioni ka thënë për gazetën inFokus që ky ligj do të rregulloj  shumë çështje.

-Advertisement-

“Përparësia e këtij Projektligji është se rregullon shumë çështje, të cilat në të kaluarën janë trajtuar me kontratë kolektive, udhëzime administrative apo rregullore të Ministrisë”, ka thënë Haxhiu për gazetën inFokus.

Përfitues nga ky ligj sipas tij pritet të jenë të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit sepse rregullon marrëdhëniet mes tyre.

“Nëse njëkohësisht me këtë Projektligj na vie edhe Projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Pushimin Prindërorë, atëherë do të rregullohej edhe kjo çështje në mënyrën e duhur”, është shprehur Haxhiu.

Megjithatë, sipas tij ligjet nuk janë shumë problem në vend, sa është zbatueshmëria e tyre.

“Punëtorët kanë vuajtur për mos respektim të Ligjit të Punës dhe jo për mungesë të ligjeve që i mbron dhe siguron të drejta e punëtorëve. Pasi edhe element të kontratës kolektive, udhëzimeve administrative janë inkorporuar në Projektligjin e ri të punës, shpresojmë që kjo do të ndikojë në rritjen e përgjegjësi për respektim dhe zbatim të Ligjit të Punës”, ka deklaruar Haxhiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera