Çfarë është varianti BA.5 i koronavirusit?
Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 14 July 2022
BA.5 – pjesë e familjes Omicron – është varianti më i fundit i koronavirusit, që është duke shkaktuar valë infeksionesh në të gjithë botën.Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, BA.5 qëndron pas 52% të rasteve të regjistruara në fund të qershorit.
Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se është duke shkaktuar rreth 65% të infektimeve.Rritja e numrit të rasteve
BA.5 nuk është i ri. I identifikuar për herë të parë në muajin janar, ai është gjurmuar nga OBSH-ja qysh në prill.Ai është variant simotër i llojit Omicron, që ka qenë mbizotërues në mbarë botën qe nga fundi i vitit 2021 dhe ka shkaktuar rritje të shkallës së infeksionit në pjesë të Evropës, Australisë dhe Afrikës së Jugut, ku edhe është gjetur për herë të parë.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me koronavirus në botë, është në rritje tash e katër javë rresht.Pse po përhapet?
Ashtu si varianti i tij simotër, BA.4, edhe BA.5 arrin të shmangë mbrojtjen imune, të siguruar ose nga vaksinimi, ose nga infeksioni i mëparshëm.Për këtë arsye, “BA.5 ka avantazh në rritje ndaj nënvarianteve të tjera të Omicronit që janë duke qarkulluar”, ka thënë Maria Van Kerkhove, zyrtare në OBSH, më 12 korrik.
Për shumë njerëz, kjo do të thotë riinfektim – në shumë raste edhe pas një kohe të shkurtër.
Van Kerkhove ka thënë se OBSH-ja po i analizon raportet e riinfektimit.
“Kemi prova të shumta që tregojnë se njerëzit që janë infektuar me Omicron, janë duke u infektuar edhe me BA.5. Nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë Gregory Poland, virolog dhe studiues i vaksinave në Klinikën Mayo, në Minesotë të SHBA-së.Jo më i rëndë
Numri në rritje i rasteve ka shkaktuar më shumë shtrime në spital në disa vende, por numri i vdekjeve nuk është rritur në mënyrë dramatike.Kjo ndodh kryesisht për faktin se vaksinat vazhdojnë të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, nëse jo kundër infeksionit.
Prodhuesit dhe rregullatorët, po ashtu, janë duke konsideruar vaksinat e modifikuara, që synojnë drejtpërdrejt variantet më të reja të Omicronit.Van Kerkhove ka thënë se nuk ka asnjë provë që tregon se BA.5 është më i rrezikshëm se çdo variant tjetër i Omicronit. Megjithatë, rritja e numrit të rasteve, sipas saj, mund të shkaktojë presion mbi shërbimet shëndetësore.
OBSH-ja dhe ekspertë të tjerë kanë thënë, po ashtu, se pandemia e vazhdueshme – e zgjatur nga shpërndarja jo e barabartë e vaksinave dhe dëshira e shumë vendeve “për të lëvizur përpara” – do të çojë vetëm në variante më të reja dhe të paparashikueshme.Shkencëtarët tashmë po tërheqin vërejtjen për variantin BA.2.75 – i identifikuar për herë të parë në Indi – i cili ka një numër të madh mutacionesh dhe po përhapet me shpejtësi.
OBSH-ja ka thënë më 12 korrik se pandemia mbetet emergjencë shëndetësore globale dhe se vendet, krahas vaksinimit, duhet t’i marrin në konsideratë edhe masat tjera mbrojtëse, si maskat dhe distancën sociale, kur numri i rasteve rritet.“Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë, është se kur ka një nivel të lartë të transmetimit në komunitet, ai [virusi] do të ndryshojë”, ka thënë Poland.
“Kush e di se çfarë do të vijë më pas. Ne po luajmë me zjarr”, ka thënë ai. (Rel)
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...