Lajme

Çfarë është gjendja shëndetësore e Kryeministrit Hoti, flet Këshilltari Visar Berisha

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 07 August 2020

Visar Berisha, këshilltar për shëndetësi i Kryeminstrit të Kosovës, ka folur për gjendjen shëndetësore të Avdullah Hotit, raporton Express.

Ai në një lidhje direkte në emisionin frontal live në T7, nga banesa e tij pasi edhe ai është i pekur nga COVID 19, ka thënë se gjendja e kryeministrit është e mirë.

“Gjendja është e mirë, ka shenja të përgjithme të virozës, parametrat infektiv janë brenda normales”, ka thënë Berisha, i cili edhe vet po përballet me problemin e njejtë si të shefit të tij.

-Advertisement-

Berisha ka thënë se për shkak të kontakteve me kryeministrin është infktuar, por edhe ky është mirë.

“Gjendja është e mirë, nuk ndjej shenja të vizozës edhe pse kemi qëndruar afër kryeministrit”, ka thënë Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera