Çfarë është duke u biseduar në takimin Kurti-Vuçiq?

Autori: Samire Jaha
18:56 | 27 February 2023
Takimi i përbashkët i kryeministrit te Kosovës Albin Kurtit dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq ka filluar tashmë më shumë se një orë, shkruan Gazeta Infokus.
E në këtë takim çështja kryesore e bisedës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus e ka eksperti i sigurisë në Kosovës, Bedri Elezi.
Ai tha se çështja e Asociacionit është duke u biseduar për shkak se është e vetmja mënyrë që serbët të pajtohen që të mos organizuar aktivitete të dhunshme.
“Çështja kryesore e këtij takimi është themelimi i Asociacionit sepse e vetmja mënyrë që serbët të pajtohen që të mos organizojnë aktivitete të dhunshme, bllokimin e rrugëve apo organizimin e jetës shoqërore në veriun e Mitrovicës e kontrolluar nga struktura të dyshimta do të kemi vetëm themelimin e Asociacionit dhe një marrëveshje e cila ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 nga qeveria e Kosovës, edhe shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindur se neve duhet të zbatojmë marrëveshjet e sidomos marrëveshjen e cila ka të bëjë me asociacionin e kjo çështje si duket është një kërkesë e Serbisë pa të cilën ata nuk pranojnë që të shkohet tutje në çështjen e normalizimin të marrëdhënieve ajo çka mbetet vërtete shqetësuese apo për konsumim të publikut është se a do të kemi në këtë marrëveshje njohjen e Kosovës nga Serbia apo do të kemi vetëm themelimin e Asociacionit të komunave me shumice serbe”, ka potencuar Elezi për infokus.
Ndryshe ka thënë se si temë bisede në këta takim të përbashkët do të jetë edhe çështja e të drejtave që do të kenë serbët me themelimin e Asociacionit.
“Si dhe do të kemi çështjen e të drejtave që do të kenë ne ketë asociacion që do të jetë lidhja e këtyre komunave me Qeverinë e Kosovës dhe Institucionet e Kosovës se a do të jenë ato të pavarura dhe a do të ngjajnë një Republike Serbske, janë disa gjera që nuk janë konsumuar në publik, janë një lloj terri informativ dhe ka krijuar tek qytetarët dhe madje edhe te strukturat e caktuara politike qofshin ato opozitare. Se çfarë vërtete do të ndodhë me asociacionin por ajo që dihet është saktë se në rast se nuk do të themelohet asociacioni i komunave për Kosovën do te kemi probleme serioze jo vetëm në Kosovë por ndoshta edhe në rajon”, ka thënë tutje Elezi për Infokus.
Ndryshe themelimi i Asociacionit do të bëhet do të ketë më shumë siguri në veriun e Kosovës nëse ato komuna do të kontrollohen nga Prishtina zyrtare, në të kundërtën do të ketë aktivitete që do të cenojnë sigurinë kombëtare.
“Nëse themelohet asociacioni do te kemi siguri pasi që nuk do te kemi me serb qe do te jene te gatshëm për të organizuar jetën e tyre në baza etnike siç ka ndodhur deri më tani apo siç mund të quaj organizime e aktivitete të dhunshme të grupeve të cilat kanë operuar deri më tani por këta grupe apo institucione do të marrin drejtimin institucional por pyetje është se sa do të jenë të kontrolluara nga Prishtina zyrtare, në rast se do të jenë të kontrolluara nga Prishtina zyrtare do të kemi siguri të plotë në atë zonë ngase mund të kemi një koordinim të aktiviteteve të Qeverise se Kosovës me forcave dhe përfaqësuesve të komunave serbe por në rast se ato nuk do te kontrollohen ashtu siç e parasheh kushtetua e republikës se Kosovës nga institucionet e Kosovës atëherë do të kemi jo siguri ngase mund te kemi edhe aktivitete te cilat do te tentojnë te shtrihen edhe jashtë territorit te republikës se Kosovës apo do te kemi edhe aktivitete qe do te cenojnë sigurinë kombëtare referuar pretendimeve të Serbisë referuar territorin e Republikës se Kosovës”, ka thënë eksperti, Bedri Elezi për Infokus.
Kujtojmë që takimi është duke u zhvilluar me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak.
Këta të dy kanë zhvilluar edhe takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...