Lifestyle

Çfarë duhet t’u mësojmë fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare për paratë

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 12 December 2017

Që në vitet e para të jetës, paraja bëhet pjesë e rëndësishme e jona. Por nuk është aq e thjeshtë sa duket. Është shumë e rëndësishme të mësoni si duhet ta përdorni atë, ku duhet të investoni dhe si mund ta fitoni atë. Si prindër është detyra juaj t’ia bëni të qarta këto fëmijëve tuaj.

Mësimi i parë: Paraja nuk rritet në pemë
Është shumë e vërtetë që fëmijët duan gjithçka shohin dhe dëgjojnë nga të tjerët. Por shpesh nuk e mendojnë se nga vinë këto para që ata nuk kursehen aspak për ti shpërdoruar. Mundohuni t’ua bëni të qartë se ju punoni shumë për t’i fituar ato para dhe duhet pasur kujdes se ku i shpenzoni.

Mësimi i dytë: Vepro në bazë të buxhetit tënd
Për t’i edukuar fëmijët si të menaxhojnë parat e tyre, së pari duhet t’u jepni disa para. Mos u thoni asgjë se ku mund t’i shpenzojnë ato. Është e sigurt që do të nxitojnë drejt parkut të lojrave, dyqanit të ëmbëlsirave etj. Pasi ti kenë shpenzuar të gjitha paratë do t’i kuptojnë pasojat e shpërdorimit të parave. Do ta kuptojnë që asnjëherë nuk duhet kaluar caku dhe duhet të mendosh së pari për buxhetin e xhepit tënd dhe më pas të vazhdosh e t’i shpenzsh ato.

-Advertisement-

Mësimi i tretë: Gjërat e mira ju ndodhin gjithmonë atyre që tregohen të durueshëm
Mësoini fëmijës suaj të tregohet i duruar dhe se vetëm nëpërmjet kësaj do të shpërbleht. Ai duhet ta kuptojë që koha për t’u rritur dhe për të pasur ekonominë tënde, nuk do të jetë larg. Një ëmbëlsirë merr shumë kohë për t’u përgatitur, por në fund ka shije të mrekullueshme.

Mësimi i katërt: Të kursesh para të bën një njeri më të arsyeshëm dhe të mirë
Kur fëmija ju kërkon një lodër të re, thoini që ajo duhet të kursejë para për ta blerë vetë atë. Pasi t’i ketë kursyer të gjitha paratë që nevojiten, ai do të fillojë ta kuptojë se sa kohë i është dashur dhe sa është munduar për ti kursyer ato para. Në këtë mënyrë fëmija bëhet më i arsyeshëm dhe tregon kujdes se ku duhet t’i shpenzojë paratë e tij.

Mësimi i pestë: Krijoni një listë me dëshirat dhe nevojat e fëmijës
Së pari fëmija duhet të ndërtojë një listë me dëshirat dhe nevojat e tij, për ta pasur më të lehtë t’i shpenzojë paratë. Ndihmoini ata të kuptojnë se cila nga dëshirat e tyre është më e rëndësishme dhe e arsyeshme.

Mësimi i fundit dhe më i rëndësishmi: Ndajini gjërat me të tjerët
Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj të edukohet me dëshirën për të dhuruar dhe ndarë me të tjerët. Prandaj duhet të përpiqeni shumë për ta arritur këtë tek fëmija juaj. Ai mund të bëhet pjesë e ndonjë shoqate bamirësie për të ndihmuar të tjerët. Kështu ai e kupton që paratë përdoren dhe për të ndihmur të tjerët dhe jo vetëm për të plotësuar dëshirat e tij. Kids’ Time.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera