Shëndetësi

Çfarë duhet të kenë parasysh për ushqimin gratë shtatzëna?

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 04 December 2017

Për gratë shtatzëna shpesh thuhet se hanë për “dy persona”, transmeton Klan Kosova.

Por ekspertët australianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se gratë gjatë shtatzënisë mund t’i vënë fëmijët e tyre të palindur në rrezik të disa sëmundjeve.

Foshnjet e lindura nga nënat që komsumojnë ushqim të tepruar janë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla si astma, alergjitë e ushqimit dhe diabeti i tipit 2.

-Advertisement-

Neonatologia, Adrienne Gordon ka thënë se është e rëndësishme që gratë të mos ia teprojnë me shumë kalori gjatë periudhës së shtatzënisë.

Sipas studimeve të fundit thuhet që nënat duhet të hanë sa më shumë fruta, perime të gjelbërta dhe të konsumojnë sa më shumë portokall.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera