Shëndetësi

Çfarë duhet të hani për të bërë gjumë më të mirë?

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 21 February 2018

Sipas statistikave, një pjesë e madhe e popullsisë në botë nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm. Përderisa rekomandohet që t’i bëni deri në tetë orë gjumë brenda nate, një pjesë dërrmuese e njerëzve nuk i bëjnë as gjashtë orë gjumë.

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se mungesa e gjumit ka ndikim negativ në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, transmeton Telegrafi.

Por, si mund të bëjmë gjumë më të mirë? Duket se përgjigja gjendet në pjatat tona.

-Advertisement-

Shumë vlera ushqyese luajnë rol në gjumë të shëndetshëm. Shtimi i këtyre nutrientëve është mënyra e mirë për ta rregulluar trupin.

Bajamet
Të pasura me magnez, bajamet nevojiten për gjumë kualitativ. Sipas anketimeve, trupi juaj me shumë gjasë ka mungesë magnezi, sepse rreth 80% e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm.

Avokadot
Përveç se janë të pasura me yndyra të kualitetit të lartë, avokadot janë edhe burim i shkëlqyeshëm i kaliumit. Kaliumi funksionon në bashkëpunim me magnezin për ta përmirësuar gjumin.

Çaji i kamomilit
Konsumimi i një çaji të kamomilit para se të shkoni në shtrat nuk është vetëm këshillë popullore, por fakt shkencor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera