Shëndetësi

Çfarë duhet të hani para, gjatë dhe pas ushtrimeve?

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 11 April 2018

Bëni shumë palestër, lodheni dhe më pas nuk e dini se çfarë duhet të hani?

Ky është një problem i zakonshëm për të gjithë ata që bëjnë ushtrime fizike.

Prandaj më poshtë gjeni disa këshilla se çfarë duhet të hani para, gjatë dhe pas ushtrimeve, në mënyrë që ushtrimet fizike të jenë sa më efektive, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

PARA USHTRIMEVE

Mundohuni ta ruani “mesin e artë”. Ju nuk duhet ta teproni me ushqim por as të bëni ushtrime me stomak të zbrazët – të dyja nuk janë të shëndetshme.

Ju duhet ta mbani në mend se ushqimi i fundit që ju hani para stërvitjes është ushqimi që trupi juaj do të tretë pastaj gjatë stërvitjes.

Ushqimi që preferohet të hani para stërvitjes preferohet të jetë i pasur me proteina, fruta apo ushqime me fibra.

Proteinat shtazore do t’ju ndihmojnë të ndërtoni muskujt, frutat dhe ushqimet e pasura me fibra do të ndihmojnë tretjen dhe do të nxisin proceset natyrale të pastrimit në trupin tuaj.

Ushqimet që duhet t’i hani 2-3 orë para ushtrimeve:

Sanduiq me mollë dhe kaçkavall

Çokollata me drithëra, qumësht

Sallatë e gjelbër me mish pule ose tunë

Jogurt dhe fruta

Arra, bajame, lajthia, fëstëkë

Koktej frutash ose lëng natyral të frutave

GJATË USHTRIMEVE

Kur bëni ushtrime fizike, konsumimi i ujit është primar pasi kjo do t’iu ndihmojë që të mos dehidroni.

Do t’iu duhet konsumimi i ujit, për të ndihmuar trupin tuaj që të mbajë lëndët ushqyese dhe ta bëjë atë të prodhojë glukozë – ‘karburanti’ natyror që trupi juaj ka nevojë.

Ushqimet e preferuara:

Lëng natyral i frutave

Banane

Rrush i terur dhe frutat e tjera të thata

PAS USHTRIMEVE

Koha pas stërvitjes është vendimtare, pasi trupi juaj fillon të ndryshojë.

Puna e metabolizmit rritet dhe muskujt tuaj i nënshtrohen transformimeve.

Ushqimet që duhet t’i hani pasi ta përfundoni palestrën:

Perime të freskëta ose të ziera në avull

Mish me pak yndyrë ose peshk

Sallatë e gjelbër e kombinuar me perime të tjera

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera