Çfarë duhet të dini për pilulat Pfizer kundër COVID-19
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/2021-11-05t104830z_85729625_rc2aoq9nf7gk_rtrmadp_3_health-coronavirus-pfizer-treatments-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:12 | 16 December 2021
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer të martën konfirmoi se Paxlovid, ilaçi i saj i ri kundër COVID-19, ka dhënë rezultate efikase.
Pilulat e prodhuara nga Pfizer mund të jenë trajtimi i parë me të vërtetë efektiv për sëmundjen e koronavirusit, së bashku me molnupiravir, një ilaç i zhvilluar nga kompania farmaceutike MSD (Merck).
Vaksinat vazhdojnë të jenë i vetmi mjet i rëndësishëm kundër pandemisë, të cilat kanë arritur të ulin numrin e rasteve kritike me COVID-19, numrin e të shtruarve në spitale dhe vdekjet. Ilaçi për COVID-19 mund të rezultojë i dobishëm edhe në vendet e varfra, të cilat kanë norma shumë të ulëta të vaksinimit.
Paxlovid
Referuar të dhënave të publikuar nga Pfizer, nëse arrihet të merret brenda tre ditëve që nga fillimi i simptomave, Paxlovid ul rrezikun e shtrimit në spital dhe shmang vdekjen me 89 për qind (krahasuar me ata që nuk e marrin dhe zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes). Nëse jepet pesë ditë pas simptomave të para, rreziku ulet gati në 88 për qind, raporton tch.
Këto rezultate janë bazuar në një provë që përfshiu rreth 2 mijë e 246 vullnetarë të pavaksinuar me karakteristika të ngjashme me një rrezik të lartë të zhvillimit të simptomave të COVID-19. Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara nga Pfizer, 0.7 përqind e pjesëmarrësve që morën Paxlovid u shtruan në spital katër javë pas fillimit të provës, ndërsa nuk u regjistrua asnjë vdekje. Në grupin e vullnetarëve që nuk e morën një ilaç të tillë, por një substancë (placebo) përqindja ishte në 6.5.
Paxlovid është një antiviral që ndërhyn në mekanizmat e përdorur nga koronavirusi për t’u shumuar brenda qelizave të njerëzve të infektuar. Trajtimi konsiston në marrjen e 30 tabletave gjatë pesë ditëve të Paxlovid dhe ritonavir, një tjetër ilaç antiviral i zhvilluar shumë kohë më parë kundër HIV. Marrja e këtij ilaçi të dytë lejon Paxlovid të qëndrojë aktiv më gjatë në trup për të dhënë rezultate më të mira.
Përveç pacientëve me rrezik të lartë, Pfizer po teston individë me faktorë rreziku më të ulët të lidhur me COVID-19. Të dhënat paraprake të publikuara deri më tani nga kompania tregojnë se përdorimi i Paxlovid uli rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjeve me 70 përqind.
Testet klinike përfshinin njerëz që ishin kontraktuar kryesisht me variantin Delta të koronavirusit, më i përhapuri që nga vera në pjesën më të madhe të botës. Pfizer, megjithatë, parashikoi që në disa teste laboratorike, ilaçi i ri ka treguar se mund të luftojë edhe simptomat e COVID-19 të shkaktuara nga varianti Omicron.
Muajin e kaluar, Pfizer aplikoi tek Agjencia e Ushqimit e Barnave për të marrë autorizimin për përdorim të Paxlovid, falë të dhënave të para në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e tij.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...