Shëndetësi

Çfarë duhet të dini për kokëdhimbjen tek fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 23 October 2019

Dhimbja e kokës tek fëmijët është një problem shumë i shpeshtë. Shumica prej tyre përjetojnë këtë dhimbje gjatë kohës kur janë të sëmurë.

Dy tipet e kokëdhimbjes tek fëmijët janë: migrena dhe kokedhimbjet e shkaktuara nga tensioni i gjakut. Fëmijët e prekur nga migrena, zakonisht përjetojnë dhimbje në të dy anët e kokës dhe nganjëherë përballen edhe me vjellje dhe marramendje. Përafërsisht 10% e fëmijëve përballen me këtë problem.

Nga ana tjetër kokëdhimbjet, që shkaktohen nga tensioni i gjakut manifestohen me dhimbje akute, të cilat, për dallim nga migrena nuk përcillen me vjellje apo marramendje.

-Advertisement-

Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me analgjetikë, siç është ibuprofeni apo acetaminofeni.

Disa nga metodat për të parandaluar këto dhimbje janë:

Gjumi i rregullt

Aktivitet i bollshëm fizik

Vakte të rregullta të ngrënies

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera