Lajme

Çfarë duhet të dini për Grupin Wagner që po e sfidon Putinin?

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 24 June 2023

Emrin Wagner ka gjasë që do ta dëgjoni më shpesh këto ditë.

Më poshtë po ju sjellim disa informacione që duhet t’i dini për të. Grupi wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner – e cilëson veten si “kompani private ushtarake”.

Grupi është identifikuar për herë të parë më 2014, kur i ka mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

-Advertisement-

Prej atëherë është rritur vazhdimisht. Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Wagneri ka nisur të rekrutojë numër të madh ushtarësh më 2022, sepse Rusia e ka pasur problem që të gjejë njerëz për ushtrinë e saj të rregullt.

Rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit, që kanë luftuar në Ukrainë, janë nxjerrë prej burgjeve, ka thënë Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, më herët gjatë këtij viti. Në Ukrainë, Wagneri ka zhvilluar luftë të gjatë dhe shumë të kushtueshme, për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera