Çfarë do të ndodhte nëse plani evropian do të refuzohej nga Kosova dhe Serbia?
Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 23 February 2023
I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, ka thënë sot se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në takimin në Bruksel që pritet të mbahet të hënën (27 shkurt).
“Planin që besoj se do ta pranojmë të hënën, do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët, nuk është një marrëveshje e përkohshme, pas saj do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, i cili duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, para hyrjes së Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak në një intervistë për Tanjug.
Ai ka theksuar se dokumenti do të jetë i disponueshëm për publikun kur të pranohet nga të dyja palët, gjegjësisht Prishtina dhe Beogradi, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse takimi i planifikuar më 27 shkurt do të thotë se Beogradi dhe Prishtina kanë arritur një marrëveshje në lidhje me versionin përfundimtar të planit franko-gjerman, Lajçak tha se që nga shtatori janë zhvilluar bisedime me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me propozimin evropian.
“Së fundmi presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti në shkurt thanë se e pranojnë atë propozim. Pra, ka ardhur koha që të organizojmë një takim në Bruksel dhe presim që partnerët tanë ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht atë propozim dhe të diskutojnë për zbatimin e tij, që është qëllimi i takimit tonë të hënën”, theksoi Lajçak.
I pyetur nëse takimi i 27 shkurtit në Bruksel është vendimtar në këtë kuptim, pra sipas parimit merre ose lëre, Lajçak tha se nuk do të diskutonte për formalitetet.
“Është e rëndësishme që të dyja palët ta pranojnë atë plan dhe zyrtarisht dhe publikisht, të thonë se e pranojnë atë plan dhe pastaj të flasim për të gjitha detajet e tjera dhe mbi të gjitha për përmbushjen e atij plani”, tha Lajçak.
Ai vlerësoi se takimi i ardhshëm në Bruksel është shumë i rëndësishëm, sepse hapat e ardhshëm do të varen nga qëndrimet e palëve në negociata.
“Pranimi i propozimit tonë, i cili mbështetet nga 27 anëtarë të BE-së dhe SHBA, do të thotë se kanë vendosur të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre evropian. Nëse njëra ose të dyja palët do ta refuzonin këtë propozim, do të ishte një sinjal negativ se nuk janë të gatshme për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe se nuk janë të gatshme të ecin më shpejt në rrugën evropiane, ndaj presim që plani të pranohet. Të gjithë e dinë se çfarë presim nga takimi i së hënës. Ne patëm bisedime edhe me presidentin Vuçiq edhe me kryeministrin Kurti gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, kështu që të gjithë e dimë se ku jemi dhe çfarë presim”, tha ndër tjera ai.
Lajçak shtoi se propozimi që do të jetë në tryezë të hënën në Bruksel ka mbështetjen e fortë të BE-së.
Por çfarë do të ndodhte nëse plani evropian do të refuzohej nga Kosova dhe Serbia?
“Refuzimi i atij propozimi do të thotë refuzim i normalizimit të marrëdhënieve dhe refuzim i rrugës evropiane, ndaj kësaj do të reagonin SHBA-ja, komuniteti ndërkombëtar dhe BE-ja, dhe nuk dua të hyj në atë se cilat do të ishin pasojat negative. Mendoj se është e qartë për të gjithë se nuk duhet t’i themi ‘jo’ Bashkimit Evropian dhe Amerikës, veçanërisht nëse në këtë mënyrë mund të arrijmë stabilizimin, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, stabilizimin e atmosferës në Ballkan dhe një rrugë të përshpejtuar evropiane”, bëri të ditur i dërguari special i BE-së. /Telegrafi
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...