Lajme

Çfarë do të ndodhë të Hënën në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 19 January 2020

Të hënën do të mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit ka thirrur këtë mbledhje të parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës së VII-të.

“Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”.

-Advertisement-

Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera