Lajme

Çfarë do të ndodhë me policët që e rrëzuan përtokë Faik Fazliun

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 08 June 2021

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet për policët që arrestuan të shtunën ish-kryetarin e OVL e UÇK-së, Faik Fazliu.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Infokus, zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës, sipas të cilëve hetimet kanë nisur pas ankesës së këtij të fundit së bashku me raportin mjekësor.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të pamjeve ka filluar një hetim preliminar bazuar në autorizimet ligjore të saj. Hetuesit e Departamentit të Menaxhimit të ankesave dje në objektin e IPK-së kanë pranuar ankesën nga z. Fazliu së bashku me raport mjekësor dhe të njëjtat së bashku ankesë janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve të IPK-së”, ka thënë zëdhënësi i IPK’së, Arbër Beka.

-Advertisement-

Beka ka deklaruar se do të merren edhe veprime të tjera lidhur me këtë rast.

“Veprimet tjera hetimore pritet të ndërmerren bazuar në fushëveprimin ligjor të Inspektoratit Policor”, deklaroi ai. Ndryshe incidenti i Faik Fazliut me Policinë e Kosovës mori reagime të shumta.

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën në Prizren, pasi dyshohet se kishte kanosur një zyrtar policor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera